b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i...

56
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja Ministry of Environment and Spatial Planning Departamenti i Shpronësimit/Departament za Ekspropriaciju/Department of Expropritaion KONCEPT DOKUMENT PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme Faqe 1

Transcript of b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i...

Page 1: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorMinistarstvo Sredine i Prostornog PlaniranjaMinistry of Environment and Spatial PlanningDepartamenti i Shpronësimit/Departament za Ekspropriaciju/Department of Expropritaion

KONCEPT DOKUMENT PËR PLOTËSIMIN DHE NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR SHPRONËSIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME

Kapitulli 1: Hyrje

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 1

Page 2: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Hartimi i këtij Koncept Dokumenti për ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139, datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010 është një nga prioritetet e Qeverisë i përcaktuar me Planin e Veprimit dhe listën e Koncept Dokumenteve për vitin 2017 dhe ‘’Përfundimi’’ Nr. Protokolli 05-P-056 datë 15 Korrik 2016 i Kuvendi të Republikës së Kosovës për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139, datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010.

Ky Koncept Dokument do të paraqes problemet dhe sfidat në implementimin e dispozitave të tanishme ligjore të përcaktuara me Ligjin nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, i ndryshuar dhe plotësuar. Bazuar në Rekomandimet e Avokatit të Popullit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Repubikës së Kosovës me pjesëmarrjen edhe të akterëve tjerë, ka diskutuar dhe shqyrtuar, Raportin me Rekomandime e Avokatit të Popullit dhe ka rekomanduar ndryshim/plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, i ndryshuar dhe plotësuar.

Për domosdoshmërinë e ndryshimit të Ligjit, është pajtuar MMPH, dhe Ministria e Financave, meqë gjatë procesit të zbatimit të tij në praktikë është konstatuar se ka nevojë për ndryshimin dhe plotësimin e këtij Ligji. Bazuar në ‘’Përfundimin’’ nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Nr.Protokolli 05-P-056 (datë: 05 Korrik 2016) me të cilin kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të deklarohet lidhur me kërkesën e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës me datë 25.07.2016 përmes shkresës nr.protokolli 3293/16, ‘’Kërkesë për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet’’ në pajtim me nenin 16 (2) të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, si dhe duke pasur parasysh përgjegjësitë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të përcaktuar në shtojcën 13 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, ka kërkuar nga MMPH që të deklarohet lidhur me këtë çëshjte.MMPH duke u pajtuar me rekomandimin e lartëcekur dhe kërkesën nga ZKM, me datë 02.09.2016 mori Vendimin Nr. 3869/16 për krijimin e Grupit Punues

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 2

Page 3: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

për hartimin e Koncept Dokumentit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-139 datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme të ndryshuar dhe plotësuar, i cili Vendim pastaj u plotësua me Vendimin Nr. 10/2017 datë 18.01.2017.

Informata të përgjithshme për Shpronësimin në Republikën e Kosovës 2010 -2016

Pas luftës së fundit, Republika e Kosovës është përballur me nevojën për shpronësim të pronave të paluajtshme, shpronësimi i të cilave ka qenë i nevojshëm për realizimin e projekteve nacionale dhe komunale me qëllim të zhvillimit dhe krijimit të infrastrukturës rrugore, ujore, energjetike, hekurudhore etj.

Deri në vititn 2010 në Republikën e Kosovës, baza ligjore për shpronësimin e pronave të paluajtshme ka qene Ligji për Eksproprijimin, i vitit 1978 dhe ndryshimet e bëra në vitin 1987 Vendimet e Qeverisë së Kosovës, PSSP-së dhe Strategjitë e hartuara nga Qeveria e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare në zbatimin e politikave operacionale të Bankës Botërore. Konform këtij Ligji, janë kryer shumë shpronësime në nivelin qëndror dhe atë lokal. Vlen të theskohet se shpronësimet e pronave të cilat janë kryer gjatë vitit 2004 për nevoja të zgjerimit të mihjeve sipërfaqësore në Komunën e Obiliqit e konkretisht në fshatin Hade janë bërë mbi këtë bazë ligjore. Mirëpo, meqë Ligji për Eksproprijimin ka qenë i sistemit socialist, shpronësimi është kryer duke marrë për bazë këtë ligj në aspektin formal dhe juridik dhe në të njetën kohë (paralelisht) duke u bazuar në strategjitë e hartuara konform këtij ligji, praktikave ndërkombëtare, politikave operacionale të Bankës Botërore etj.

Meqë nevoja për zhvillim dhe rindërtim në Kosovë përfshinte edhe nevojën për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ujore, hekurudhore, energjetike etj, ishte e domosdoshme që për realizimin e këtyre projekteve të përfshihet krijimi edhe i inftastrukturës ligjore për shpronësim. Bazuar në këtë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në vitin 2009 miraton Ligjin për shpronësimin. Ky ligj ishte bazë për nisjen e realizimit të procesit të shpronësimit të pronave private dhe komunale të cilat prekeshin nga procesi i shpronësimit.

Procesi masiv i zbatimit të këtij ligji, filloi qysh në vitin 2009, me çka edhe Qeveria e Republikës së Kosovës filloi miratimin e Vendimeve të para për

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 3

Page 4: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

shpronësim të pronave, për nevoja të ndërtimit të Autostradës Vërmicë-Merdare (Rruga e Kombit).

Gjatë fillimit të këtij procesi, respektivisht zbatimit të këtij Ligji, dolën në pah edhe zbarazësirat juridike, kohezoni i dispozitave, mos harmonizimi i këtij ligji me specifikat e vendit ku zbatohet, disharmonia mes dispozitave brenda vetë ligjit, konventave ndërkombëtare, e çështje tjera.

Të gjitha këto, gjatë zbatimit të këtij Ligji, krijuan probleme dhe sfida për institucionet që ishin kompetente për zbatimin e tij dhe të involvuara në zbatim.

Andaj qysh në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshim/plotësimin e këtij Ligji, meqë ishte e domosdoshme të inkorporohen edhe disa ndryshime që mundësojnë shpronësimin edhe të pronave shoqërore dhe shkurtimin e afateve me qëllim të efikasitetit dhe përfundimit më të shpejtë të punimeve në Autostrada, etj.

Me këto ndryshime e sidomos me shkurtimin e afateve u keqësua edhe më shumë gjendja juridike dhe me fillimin e punës së Departamentit të Shpronësimit, në kuadër të MMPH, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016 gjatë zbatimit të tij, u konstatuan shumë çështje të cilat duhet ndryshuar dhe plotësuar në këtë Ligj.

Ndryshimi dhe plotësimi i këtij Ligji është çështje emergjente dhe imediate me qëllim të realizimit të drejtave të qytetarëve gjatë marrjes së tokave për nevoja të realizimit të projekteve në nivelin qëndror dhe lokal.

Andaj, MMPH, ka marrë për obligim të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji duke synuar në harmonizimin e tij me konventat ndërkombëtare, specifikat e vendit ku zbatohet, harmonizimin e tij me Ligjin për Procedurën Administrative, Ligjin Për Procedurën Jo Kontestimore, Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, Ligjin për Organizimin e Gjykatave dhe dokumenteve me të cilat bëhet zhvendosja e tokave në Zonën ‘’Fusha e Mihjes së Re’’ në fushën e Sibovcit e përkatësisht me Dokumentin ‘’Korniza e Politikave për Zhvendosje (KPZh) për zonën Fusha e Mihjes së Re të Republikës së Kosovës’’ e miratuar me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 10/22 date 06.07.2011.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 4

Page 5: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Duke pasur parasysh të gjitha çështjet e cekura më lartë është konsideruar e domosdoshme shqyrtimi i politikave ekzistuese për të identifikuar mangësitë dhe propozuar opcione tjera për zgjidhjen e problemeve të lartpërmendura. Obligim i Qeverisë është mirëqenia e qytetarëve të vet, çështje kjo e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 22, si dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare të cilat garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore paragrafi i dytë i nenit 1 të Protokollit të Par (ashtu siç është interpretuar dhe aplikuar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (“GjEDNj”) i mundëson autoriteteve publike të rregullojnë shfrytëzimin e pronës në pajtim me interesin publik, por kërkon përmbushjen e tre kushteve kryesore për ndërhyrjen shtetërore në pronë. Ato mund të përmblidhen si në vijim: (i) ligjshmëria; (ii) synimi legjitim; si dhe (iii) balacimi i drejtë apo proporcionaliteti.

Poashtu, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, garanton mbrojtjen e pronës së paluajtshme dhe ate në neni 46.1 thekson se e drejta në pronë është e garantuar, megjithate par. 3 thekson që autoriteti shtetëror mund të kryejë shpronësimin e pronës vetëm nëse është: (i) autorizuar me ligj; (ii) e domosdoshme apo e përshtatshme të arrihet një qëllim publik apo të promovohet interesi publik; si dhe (iii) pasuar me kompensim të menjëhershëm dhe adekuat për personin apo personat, prona e të cilëve është shpronësuar. Përveç këtyre, paragrafi 4 i të njëjtit nen vendos themelet për masat mbrojtëse për procesin e duhur gjyqësor, si dhe i beson gjykatave përgjegjësinë e trajtimit të mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga procesi i shpronësimit.

Kapitulli 2: Përshkrimi dhe definimi i çështjes/problemit kryesor

Ligji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën e autoriteteve shtetërore për të (i) shpronësuar pronën apo të drejtat tjera të një personi mbi apo në lidhje me një pronë të paluajtshme, si dhe (ii) sekuestruar përkohësisht dhe përdorur pronën e paluajtshme në Kosovë. Me qëllim të zbatimit të mirëfilltë të Ligjit të Shpronësimit, Ministria e Financave

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 5

Page 6: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

(MF) ka nxjerrë një akt nënligjor, (Udhëzimi Administrativ nr. 02/2015 – “për aprovimin e metodave dhe kritereve teknike të vlerësimit dhe për kalkulimin e shumës së kompensimit për pronën e paluajtshme të shpronësuar, si dhe të dëmeve të ndërlidhura me shpronësimin”) duke vendosur metodologjinë e kalkulimit të kompensimit që duhet paguar për pronën e shpronësuar si dhe dëmet e ndërlidhura me shpronësimin.

Autoritetet publike kompetente për kryerjen e shpronësimit të pronës së paluajtshme janë Qeveria apo komuna. Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme në Departamentin e Tatimit në Pronë (ZVPP) është përgjegjëse për vlerësimin e pronave të paluajtshme që i nënshtrohen procedurës së shpronësimit, si dhe për kalkulimin e shumës së kompensimit që i paguhet pronarëve për pronën e shpronësuar. Qeveria është i vetmi organ që mund të vendosë dhe të autorizojë marrjen e çfarëdo prone të paluajtshme për përdorim të përkohshëm.

Korniza ligjore që rregullon shpronësimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme përcakton një numër të madh rregullash, kushtesh e procedurash mjaft të ndërlikuara, sipas të cilave mund të bëhet shpronësimi dhe marrja e përkohshme e pronës. Ajo vendos një tërësi procedurash e rregullash te reja për shpronësimin, marrjen e përkohshme të pronës dhe vlerësimin e pronave, që janë ndryshe nga ato që janë zbatuar më herët në Kosovë. Këtu parashihen edhe garanci procedurale, duke përfshirë të drejtën e kundërshtimit në gjykatë të: (i) legjitimitetit të shpronësimit dhe përshtatshmërisë së kompensimit; (ii) legjitimitetit të një vendimi që autorizon marrjen e përkohshme të pronës; ose (iii) çdo veprim tjetër të ndërmarrë apo vendim të marrë nga autoriteti publik me ligj. Ligjvënësi ka qenë i kujdesshëm për të vendosur brenda Ligjit të Shpronësimit mënyra të reja të njoftimit dhe një procedurë të gjatë të njoftimit për të siguruar që personat e prekur, e sidomos ata të zhvendosurit për shkak të konfliktit, të kenë njohuri adekuate të procedurave që mund të çojnë drejt privimit të pronës. Megjithatë, Ligji i Shpronësimit kërkon njoftim individual të personave të prekur (si njoftimi i shkruar individual apo komunikime të tjera zyrtare që i dërgohen secilit person të prekur) vetëm nëse adresa e tyre mund të vërtetohet nga regjistrat e institucioneve përkatëse. Rrjedhimisht, të gjithë ata persona, adresat e të cilëve nuk gjenden në ata regjistra zyrtare përjashtohen nga njoftimi për shpronësimi

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 6

Page 7: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Sipas Ligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra vetëm një Organ Shpronësues, i përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji është i autorizuar të bëjë shpronësimin e pronës së paluajtshme. Kompetencat e Organit Shpronësues për shpronësimin e pronës së paluajtshme ushtrohen në përputhje me kufizimet, rregullat dhe kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe asnjë Autoritet tjetër Publik nuk është i autorizuar të kryejë shpronësime.

Ky ligj rregullon vetëm shpronësimin dhe kufizimin formal të pronës së paluajtshme nga Autoritetet Publike. Asnjë dispozitë e këtij ligji nuk do të interpretohet me qëllim të kufizimit të të drejtave kushtetuese, ligjore ose të drejtave sipas një marrëveshje ndërkombëtare, të personave për të kërkuar kompensim për humbjet e shkaktuara nga një masë ose vepër e marrë ose miratuar nga një ose më shumë Autoritete Publike, nëse mund të dëshmohet se këto masa ose vepra janë në masë të konsiderueshme të barasvlershme me një shpronësim.

Objekt i shpronësimit sipas këtij ligji mund të jenë të drejtat private pronësore ose të drejtat tjera private në një pronë të paluajtshme, me përjashtim të të drejtave në pronën e paluajtshme të cilat janë pjesë e një kategorie të pronës, e cila në bazë të Kushtetutës ose Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës shprehimisht është përcaktuar se nuk mund të jenë objekt i shpronësimit.

Gjatë periudhes kohore 2009-2011 procedurat e shpronëismit janë kryer nga subjekte të ndryshme publike në mënyrë masive, si Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave, të cilat me veprimin e tyre kanë bërë shkelje të kompetencave të parapara me Ligjin Nr. 03/ L-139, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra.

Pas fillimit të zbatimit të procedurave të shpronësimit gjatë viteve 2012 -2016 identifikohen problemet e shumta në zbatimin e Ligjit nga të gjitha subjektet, ndërsa nga gjykatat çështjet e para fillojnë të identifikohen pas vitit 2014 atëherë kur gjykatat fillojnë të shqyrtojnë lëndët e paraqitura nga palët për çëshjte të procedurave të shpronësimit. Krejt kjo, meqenëse në periudhën kohore 2009 kur u miratua Ligji për Shpronësim, nuk është bërë një harmonizim me legjislacionin e Republikës së Kosovës, janë gjetur mangësi dhe ka munguar kolezioni me ligjet tjera. Si pasojë e kësaj menjëherë, në vitin 2010 është bërë ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 7

Page 8: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Shpronësmin e Pronës së Palaujtshme, por megjithatë nuk ka patur ndonjë efekt të dukshëm pozitiv dhe lehtësira në zbatimin e tij në praktikë. Këto pasoja paraqiten për shkak të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, nevojës së madhe për shpronësim në fusha të ndryshme, involvimit të dikastereve të ndryshme, si dhe pronave të llojllojshme titullarët e të cilave janë të pa definuar me ligje tjera, e që ishin nën adminsitrimin e agjencive të ndryshme. Të gjitha këto erdhën në pah gjatë shpronësimit të pronave për nevoja të ndërtimit të autostradave, ku për këtë qëllim nevojitej shpronësimi i pronave private, komunale, shoqërore, shtetërore, publike etj. Në këtë proces vijnë në konsideratë mangësitë e para dhe vështirësitë e zbatimit të ligjit, e që të dërgojnë pa dashje në shkeljen e të drejtave elementare të pronarëve dhe pamundësinë e realizimit të plotë të drejtës në ankesë dhe mbrotjen e pronës, të parapara me Kushtëtutën e Kosovës dhe Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Në ligjin ekzistues disa dispozita të tij janë në kundërshtim të plotë me njëra tjetrën dhe në disa raste edhe me vetë dispozitën dhe qëllimin e dispozitës të cilat si të tilla kanë qenë të pa mundura të zbatohen nga organi shpronësues. Këto dispozita edhe në rastet kur janë zbatuar nga gjykatat kemi vërejtur se janë zbatuar gabimisht dhe janë bërë shkelje ligjore dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Afatet e shkurta, dispozitat e pa qarta, dis-harmonia mes dispozitave, kolezioni dhe mos harmozizimi me ligjet tjera në fuqi kanë sjellë në vazhdimësi vështirësi në mos zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe shkeljen e të drejtave të pronarëve dhe afateve nga institucionet që janë të involvuara drejpërdrejt në zbatimin e këtij ligji.

Sidoqoftëë, projektet e realizaura në fushën e shpronësimit nga Departamenti i Shpronësimit në peridhën 2012-2017 përfshijnë një sipërfaqe prej 10877 km, në të cilën janë ndërtuar ose janë në ndërtim objekte të rëndësishme publike.

Në procedurën e shpronësimit janë involvuar ose ndikuar institucionet publike qendrore, lokale dhe të tjera si në vijim:

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Departamenti i Shpronësimit);

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 8

Page 9: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

- Ministria e Financave si Subjekt Kërkues (Departamenti për Infrastrukturë);

- Ministria e Financave si Organ Vlerësues (Departamenti i Tatimit në Pronë);

- Ministria e Drejtësisë (Avokatura Shtetërore);- Ministria e Administratës Publike;- Ministria e Punëvë të Brendshme;- Komunat; - Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK);- Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP);- Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Dokumentacionit;- Ndërmarrja Publike Qëndrore ‘’Operatori iSistemit të Transimisiomit

dhe Tregut’’ KOSTT- Ndërmarrja Publike Qëndrore Kompania Ujësjellësi Rajonal ‘’Prishtina’’- Ndërmarrja Publike Qëndrore Korporata Energjetike e Kosovës KEK –

sh.a;- Ndërmmarja Publike Komunale ‘’Termokos’’ sh. a Prishtinë;- Trusti Pensional i Kosovës (TRUST)- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)

Tabela me Vendime për shpronësim të miratuara nga Qeveria e Kosovës:

Nr. Lënda

Viti 2012

Viti 2013

Viti 2014

Viti 2015

Viti 2016

Viti 2017

Total

1

Numri i Vendimeve për shqyrtimin mëtejmë të kërkesës për shpronësim

4 16 8 5 18 11 62

2Numri i Vendimeve Preleminare 4 11 12 6 10 11 54

3Numri i Vendimeve Përfundimtare 18 19 15 19 9 10 90

4Numri i Dëgjimeve Publike 6 18 10 6 22 15 77

5 Numri i 6 20 12 7 25 20 90

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 9

Page 10: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

kërkesave

Sipas statistikave, nga viti 2012 deri 2016 kundër vendimeve për shpronësim, numri ankesave të paraqitura në gjykatë është si në tabelen në vijim.

Përmasat dhe Kohëzgjatja e Problemit / Zotimit/

Viti 2012 2013 2014 2015 2016

2017

Ankesa pranë Gjykatave 55 190 87 170 128 117

Politika aktuale

Përkundër faktit se Ligji i tanishëm për shpronësimin e pronës së paluajtshme, krijon një bazë ligjore për shpronësim, në procesin e zbatimin të tij janë hasur disa vëhtirësi të cilat krijojnë ngecje në procedurën e shpronësimit, shkelje të të drejtave të pronarëve të pronës së palujtshme dhe pa mundësi që të realizohet një proces i drejtë. Kjo për arsye të afateve kontradiktore qe përcaktohen me ligjin e shpronësimit të pronave te paluajtshme, afateve të shkurta në procedimin e lëndëve në këtë proces, paqartësisë në afatin e ankesave dhe mos përcaktimi shkallshmërisë, afatave për të bërë kompenisimin, njoftimi i pronarëve dhe çështje tjera të cilat e vështirësojnë procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme.

a) Afatet ligjore për procedimin e projekteve për shpronësim

Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme përcakton se “brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i kërkesës, Organi Shpronësues do të bëjë një shqyrtim prima facie të kërkesës për të përcaktuar nëse kërkesa i përmbush në shikim të parë kushtet e përcaktuara’ (neni 8 paragrafi 5). Më tutje, në paragafin 6 të të njëjtit nen thuhet se “brenda pesë (5) ditëve të Punës pas miratimit të vendimit për pranimin e kërkesës për shqyrtim të mëtejmë, Organi Shpronësues i dërgon një kopje të kërkesës dhe të gjitha dokumenteve të bashkëngjitura Zyrës për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme, të themeluar në përputhje me nenin 22 të këtij ligji, dhe nëse

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 10

Page 11: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Organ Shpronësues është Qeveria - kopja gjithashtu i dërgohet kryetarit të secilës komunë në të cilën ndodhen parcelat e pronës së paluajtshme’. Këto afate janë shumë të shkurta meqë vendimet e miratuara duhet të nënshkruhen nga Kryministri, të dërgohen te palët dhe të publikohen në Gazetën Zyrtare. Në një afat kohor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve është e vështirë të realizohen të gjitha këto procedura. Për këtë aryse, vonesat e tilla shkaktojnë edhe vonesa tjera të cilat tejkalojnë afatet ligjore të përcaktuara me Ligj. Për të njëjtat arsye, afatet ligjore parqesin vështirësi edhe në marrjen e vendimit preliminar për shpronësim (neni 10 paragrafi 5) dhe vendimit përfundimtar (neni 11 paragrafi 5).

b) Vlerësimi i pronave dhe kompensimi

Çdo projekt publik zhvillimor i cili kërkon shpronësimin e tokës private duhet t’i respektojë dispozitat e ligjeve të Kosovës dhe standardet e zbatueshme për të drejtat e njeriut. Kjo kërkon kritere të qarta për të përcaktuar nëse shpronësimi i shërben interesit publik apo jo, dhe nëse po, atëherë pronarit privat duhet t’i kompensohet vlera adekuate e tokës së shpronësuar duke u bazuar në vlerën e tregut.

Para inicimit të një procedure shpronësimi, organi shpronësues mund të autorizojë kryerjen e aktiviteteve përgatitore për të përcaktuar dobinë potenciale të pronës apo pronave të paluajtshme për një qëllim publik. Ligji i Shpronësimit njeh të drejtën e secilit person, prona e të cilit i nënshtrohet aktiviteteve përgatitore, për t'u kompensuar për humbjet e shfrytëzimit të pronës gjatë kryerjes së aktiviteteve përgatitore, si dhe për dëmet tjera që i shkaktohen pronës apo personit. Edhe pse Ligji kërkon kompensim për pronarët, prona e të cilëve i nënshtrohet aktiviteteve përgatitore, ai dështon në: (i) përcaktimin e rregullave e procedurave të qarta për kalkulimin e shumës aktuale të kompensimit për çdo humbje të përdorimit apo gëzimit të pronës, si dhe dëmeve tjera që i shkaktohen pronës gjatë kryerjes së aktiviteteve përgatitore; (ii) përcaktimin e afatit të fiksuar ligjor për pagesën e kompensimit të tillë (derisa Ligji përcakton afatin prej dy vitesh në rastet e shpronësimit formal); si dhe (iii) identifikimin e organit kompetent që është përgjegjës për kalkulimin e kompensimit të tillë.

Kapitulli V i Ligjit të Shpronësimit parasheh rregullat themelore për përcaktimin e shumës së kompensimit që i paguhet personave të cilëve iu

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 11

Page 12: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

është shpronësuar prona. Nenet 15.6 dhe 41 të Ligjit përcaktojnë që Ministria e Financave ka pushtetin për të nxjerrë akte nënligjore që përcaktojnë metodologjinë e hollësishme për kalkulimin e kompensimit që paguhet për pronën e shpronësuar dhe dëmet e ndërlidhura me shpronësimin.

Megjithatë, as Ligji i Shpronësimit e as aktet nënligjore të Ministrisë së Financave që përcaktojnë metodologjinë e kalkulimit të kompensimit që paguhet për pronën e shpronësuar dhe dëmet në atë pronë nuk kanë definuar rregullat konkrete e të hollësishme që mund të shfrytëzohen në përcaktimin e shumës së kompensimit, nëse ka të tillë, që duhet paguar në rastet e privimit të pjesshëm të pronës për shkak të vendimeve të planifikimit, ose për vendosjen apo krijimin e ndonjë servituti apo ndonjë të drejte të shfrytëzimit mbi pronën e paluajtshme.

Për më tepër, akti nënligjor i nxjerrë nga Ministria e Financave është jo i plotë, si dhe nuk vendos rregulla të hollësishme, kritere teknike apo modele vlerësimi që duhen marrë parasysh apo përdorur kur kalkulohen kompensimet që duhen paguar në atë raste kur shpronësimi i pronës së paluajtshme rezulton me ndërprerjen e: (i) servitutit real; (ii) servitutit personal; (iii) të drejtës së ndërtimit; (iv) të drejtës së parë penguese; (v) uzufruktit; (vi) të drejtës së përdorimit (vii) kontratës së qiradhënies; (viii) shpronësimit të pjesshëm; apo (ix) kur shkakton dëme të tjera të ndërlidhura me shpronësimin. Edhe pse Ligji njeh të drejtën e kompensimit, ai nuk përcakton rregulla të qarta për kalkulimin e shumës.

Një çështje tjetër që paraqitet problematike në procesin e shpronësimit është pagesa e kompensimit dhe interesit vjetor prej 7%. Sipas nenit 16 paragrafit 2 “Organi Shpronësues ia paguan, ose kërkon nga parashtruesi i kërkesës ose Përfituesi i pritur – nëse ka të këtillë – që t’ua paguajë shumën e kompensimin të përcaktuar në Vendimin Përfundimtar, Pronarit të prekur ose Zotëruesit të Interesit. Kompensimi i kërkuar në Vendimin Përfundimtar do të jetë: shuma e përcaktuar në aktin përkatës të vlerësimit plus (paragrafi 2.1.), interesi në atë shumë i cili është akumuluar duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të Vendimin Përfundimtar deri në datën e pagesës (paragrafi 2.2.). Ky interes akumulohet në shkallë prej shtatë përqind (7%) interes i thjeshtë vjetor dhe kapitalizohet në bazë vjetore. Kjo bie në kundërshtim me

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 12

Page 13: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

pragrafin 6 të njëjtit nen ku përckatohet se “Shuma e kompensimit të shpronësimin e përcaktuar në Vendimin Përfundimtar paguhet plotësisht brenda dy (2) viteve nga data e hyrjes në fuqi të vendimit”. Periudha prej dy vitesh nuk do te duhej të mirrej si bazë për të paguar interesin, meqë ende nuk ka kaluar afati ligjor për të paguar kompensimin dhe në këtë rast shkakton kosto buxhetore. Në anën tjetër, Ligji është i mangët në përcaktimin e procedurave të aplikimit për kompensim. Kjo çështje duhet të hamronizohet edhe me procedurat e Ligjit për Procedurën Administrative dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Llogaridhënjen.

Sipas nenit 27 paragrafi 1.2.2 një ndër kriteret për kthimin e pronës së paluajtshme është nëse “gjatë periudhës tetë vjeçare pas hyrjes në fuqi të Vendimit Përfundimtar, prona e shpronësuar ose pjesa përbërëse e saj, nuk është shfrytëzuar rregullisht për asnjë qëllim; me kusht që ky arsyetim të mos përdoret si bazë për kthimin e pronës nëse gjatë kësaj periudhe tetë (8) vjeçare janë marrë masa të konsiderueshme për përgatitjen e pronës për shfrytëzim për një qëllim që është qëllim i ligjshëm public” Gjatë zbatimit të procedurave të shpronësimit të tokave, pas përfundimit të projektit për ndërtimin e autosradës Vërmicë-Merdare, janë vërejtur se disa prona që janë shpronësuar nuk janë shfrytëzuar për këtë qëllim dhe nuk janë prekur fare nga autostrada. Në këtë rast afati prej 8 viteve për të pasur të drejtë pronari të kërkoj kthimin e pronës është shumë i gjatë dhe në këtë mënyrë atij i shkelet e drejta e shfrytëzimit të pronës së vet dhe me rastin e kthimit të pronës pas 8 viteve, pronari duhet të kthejë shumën e kompensuar në procesin e shpronësimit, dhe poashtu Subjekti kërkues të paguajë interesin për periudhën e mos shfrytëzimit të pronësë së shpronësuar, gje që shkakton shpenzime të panevojshme (neni 27 paragrafi 131 dhe 1.3.2).

c) Mjetet juridike

Ndryshimet dhe plotësimet që janë bërë në Ligjin e Shpronësimit vetëm një vit pas hyrjes së tij në fuqi kanë synuar të përshpejtojnë procesin e shpronësimit. Qëllimi ishte që të bëhet toka e gatshme dhe e disponueshme për implementimin e shumë projekteve të rëndësishme të punëve publike, të drejtuara kah zhvillimi i ekonomisë së përgjithshme dhe/ose mirëqenies sociale të vendit. Si rezultat, një pjesë e madhe e afateve procedurale në Ligj ishin shkurtuar, ndërsa ishin vendosur kushte të reja për gjykatat për të

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 13

Page 14: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

prioritizuar kontestet e shpronësimit, si dhe për të shmangur vonesat e mundshme gjatë procesit të shpronësimit (për shkak të shkeljes së afateve ligjore nga gjykatat e Kosovës).

Mes shumë ndryshimeve tjera, neni 35.8 (mbi ankesat që kontestojnë vendimin preliminar mbi legjitimitetin e një shpronësimi të propozuar) i Ligjit të Shpronësimit është ndryshuar në masë të konsiderueshme me vendosjen e një dispozite të re. Kjo dispozitë përcakton që nëse një gjykatë që shqyrton ankesën ndaj vendimit preliminar dështon të nxjerrë aktgjykimin brenda tridhjetë ditësh, gjykata do të konsiderohet të ketë nxjerrë aktgjykim që hudh poshtë ankesën në tërësinë e saj, menjëherë me skadimin e periudhës tridhjetë-ditore. (Nëse gjykata nuk e nxjerr aktgjykimin brenda periudhës tridhjetë (30) ditore të përcaktuar në nënparagrafin 6.3 paragrafi 6 i këtij neni,, gjykata konsiderohet përfundimisht se ka nxjerrë aktgjykim për refuzimin e ankesës në tërësi menjëherë pas skadimit të kësaj periudhe tridhjetë (30) ditore.) Duket që ligjvënësi nuk ka qenë i kënaqur me dispozitat ekzistuese që përcaktonin trajtimin e rasteve të shpronësimit me urgjencë të madhe, si dhe me shkurtimin e shumë afateve ligjore (duke përfshirë periudhën e kohës për nxjerrjen e vendimit gjyqësor, që është shkurtuar nga nëntëdhjetë ditë në tridhjetë ditë), por është përpjekur të ketë edhe një garanci të fortë që do të shmangte vonesat në gjykata.

Kjo dispozitë e lartpërmendur vendos një barrë të rëndë tek ankuesit, ankesat e të cilëve mund të hudhen poshtë pa u shqyrtuar fare për shkak të ngarkesës së madhe me raste në gjykatat e Kosovës. Kjo gjithashtu i mundëson gjyqtarëve që të rrezojnë ankesat në mënyrë arbitrare pa dhënë një vendim (si dhe arsyetimin e tij). Kështu rrënohet raporti i arsyeshëm i proporcionalitetit ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit (të ndjekur) që synohet të arrihet. Kjo bie ndesh me parimet kushtetuese për një gjykim të drejtë. Ky konstatim delë edhe nga Raporti me rekomandime i Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në lidhje me procedurën gjyqësore për ankesat kundër vendimeve preliminare për shpronësimin e pronës së paluajtshme1, cili rekomandon poashtu zgjatjen e afatit për paraqitjen e 1 Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës në lidhje me procedurën gjyqësore për ankesat kundër vendimeve preliminare për shpronësimin e pronës së paluajtshme, Rasti Nr. 517/2015, Prishtinë, më 16 tetor 2015. Mund të gjendet në Përmbledhje e raporteve drejtuar autoriteteve përgjegjëse gjatë vitit 2015 në faqen e zyrtare të Avokatit të Poppullit: www.ombudspersonkosovo.org/repository/docs/Shqip._Permbledhje_e_raporteve_-_2015_403509.pdf

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 14

Page 15: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

ankesës nga 15 ditë në 30 ditë. Të njëjtat rekomandime të Avokatit të popullit jane dhënë edhe për afatet dhe kërkesat e përcaktuara me nenin 36 dhe 37.

Përveç kësaj, në përputhje me Ligjin e Shpronësimit, gjykata kompetente për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të marra nga organi shpronësues i komunës është gjykata relevante komunale. Në anën tjetër, nëse organi shpronësues është Qeveria, ankesat apo paditë duhen parashtruar dhe shqyrtuar nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Në fakt, Ligji i Shpronësimit trajton dy kategoritë e personave të interesuar në mënyrë të pabarabartë. Këta persona, prona e të cilëve propozohet të shpronësohet nga komuna mund t'i trajtojnë pretendimet e tyre potencialisht dhe t'i shqyrtojnë në të tri nivelet e gjyqësorit (përfshirë këtu Gjykatën Supreme); derisa ata që propozohen të shpronësohen nga Qeveria mund të parashtrojnë pretendimet e tyre vetëm tek Gjykata Supreme, duke mos lejuar mundësi tjera të shqyrtimit. Ky dallim i mohon disa pronarëve të pronave të drejtën e tyre të apelimit, duke i mohuar kështu edhe mundësinë e përfitimit nga mjetet juridike për shkeljet e pretenduara. Në ndërkohë me Ligjin për gjykatat njihet trishkallshmëria e trajtimit të ankesave dhe gjithashtu ka ndryshime në organizimin e gjykatave, ndërsa ligji për shpronësimin u referohet emërtimeve dhe organizimit sipas ligjit të vjetër.

d) Procedurat e njoftimit me rastin e Shpronësimi të tokës (Ligji nr. 03/L-139)

Procedura e njoftimit lidhur me shpronësimin e pasurisë së paluajtshme nga ana e Qeverisë ose komunës është përcaktuar në Ligjin nr. 03/L-139, i ndryshuar dhe plotësuar. Punët përgatitore për shpronësim janë përcaktuar në nenin 5 dhe u nënshtrohen mes tjerash kushteve në vijim: 5.1. “Organi shpronësues… duhet t’u sigurojë të gjithë personave të cilët janë ose pretendojnë se janë pronarë ose zotërues të një interesi në pronën e paluajtshme e cila është objekt i punëve përgatitore një njoftim paraprak me shkrim të paktën njëzet (20) ditë të punës përpara, për periudhat kohore gjatë të cilave do të kryhen punët përgatitore në secilën parcelë të pronës së

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 15

Page 16: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

paluajtshme; megjithatë, ky njoftim u dërgohet vetëm: 5.1.1. personave, emrat dhe adresat e të cilëve mund të verifikohen nga të dhënat kadastrale ose të dhënat tjera mbi pronën e paluajtshme në Kosovë, duke përfshirë të dhënat e Agjencisë Kosovare të Pronës dhe të dhënat e fundit mbi tatimin në prone”. Përmbajtje të ngjajshëm ka edhe neni 42 të po të njëjtit ligj.

Megjithatë, në përputhje me përkufizimin për “rastet e veçanta” që është dhënë në nenin 113.2 të Ligjit nr. 02/L-28 për procedurën administrative, dështimi për t’i verifikuar emrat dhe adresat e personave nga të dokumentet e fundit zyrtare të nxjerra në Kosovës nuk duhet t’i privojë këta persona nga të qenit të njoftuar paraprakisht me shkrim për shpronësimin. Prandaj, këta persona duhet të njoftohen personalisht, kudo që e kanë vendqëndrimin. Duhet cekur gjithashtu se dispozitat për njoftime në masë të përcaktuara në nenin 114 (1) c kanë ndikim negative kur zbatohen për rastin e veçantë të Personave të ZHvendosur meqë ata mund të mos kenë qasje në gazetat dhe tabelat e shpalljeve në hapësira publike në Kosovë nga vendqëndrimet e tyre të përkohshme.

Ligjet dhe aktet nënligjore të cilat ndërlidhen me këtë problem/çështje

- Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme - Ligji Nr. 03/ L-139 përShpronësimin e Pronës së Paluajtshme Me

ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205- Ligjin Nr. 03/L-007 Për Procedurën Jo Kontestimore - Ligji Nr. 03/ L-199 për Gjykatat;- Ligji Nr. 04/ L-171 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji Nr. 03/ L-199

për Gjykatat;- Ligji Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit- Ligji Nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore dhe ndryshimet e tij- Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe ndryshimet e tij- Ligji 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve paleje - Ligji Nr. 03/L-006 për procedurën kontestimore dhe ndryshimet e tij;- Ligji për Planifikimin Hapësinor Nr. 04/L-174- Ligji Nr. 05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, - Ligji për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës- Ligji Nr. 03/L-163 për miniera dhe minerale dhe ndryshimet e tij

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 16

Page 17: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

- Ligji Nr. 03/L-202 për konfliktet administrative- Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-010 për Noterinë- Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/5 për themelimin e

regjistrit te të drejtave të pronës së paluajtshme- Ligji Nr. 04/-L-013 për kadastër dhe ndryshimet e tij- Ligji Nr. 04/L-077 për marrëdhëniet e detyrimeve- Ligji Nr. 05/L–079 për investimet Strategjike në Republikën e Kosovës

Aktet nënligjore që ndërlidhen me këtë problem/çështje/:

- Udhëzimi Administrativ nr.02/2015 ‘’Për zbatimin e metodave dhe kritereve teknike të vlerësimit që do të përdoren për përllogaritjen e shumës së kompensimit për pronën e paluajtshme që shpronësohet dhe dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin’’.

- Udhëzimi Administrativ MMPH-Nr. 18/2015 për regjistrimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme.

Ligjet të cilat ndërlidhen me këtë problem/çështje/:

Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme

Me këtë ligj përcaktohen rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria ose një Komunë mund të bëjë, shpronësimin e të drejtave pronësore ose të drejtave tjera në pronën e paluajtshme të një personi, rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria mund të autorizojë kufizimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme, procedurat për kryerjen e shpronësimit ose kufizimit të pronësisë, rregullat dhe procedurat të cilat do të përdoren për përcaktimin e shumës dhe pagesës për kompensimin e shpronësimit ose kufizimit të pronësisë; dhe dispozitat tjera të cilat rregullojnë çështje tjera që kanë të bëjnë me shpronësimin ose kufizimin e pronësisë.

Ligji Nr. 03/ L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 17

Page 18: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Qëllimi i këtij ligji është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr.03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me qëllim të përmirësimit të zbatimit të tij si dhe me qëllim të sqarimit të zbatueshmërisë në raport me pronën e paluajtshme që ka qenë pronë shoqërore me apo pas datës 22 Mars 1989.

Ligjin Nr. 03/L-007 Për Procedurën Jo Kontestimore

Me këtë ligji caktohen rregullat sipas të cilave gjykatat veprojnë dhe vendosin mbi të drejtat dhe interesat personale, familjare dhe të drejtave të tjera dhe interesave juridike dhe pasurore që zgjidhen në procedurën jokontestimore.

Ligji Nr. 03/ L-199 22 korrik 2010 për Gjykatat

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe jurisdikcionin e gjykatave në Republikën e Kosovës.

Ligji Nr. 04/ L-171 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji Nr. 03/ L-199 për Gjykatat

Me këtë ligj perckatohet se Gjykata Supreme vendos në shkallë të tretë për ankesat e lejuara me ligj

Ligji Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Në pajtim me kushtet e përcaktuara në këtë ligj, Agjencia është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe/ose likuidikimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të përkufizuara në këtë ligj.

Ligji Nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore dhe ndryshimet e tij

Ky ligj rregullon procedurën përmes së cilës Gjykatat dhe përmbaruesit privat përcaktojnë dhe zbatojnë përmbarimin në bazë të dokumenteve përmbarues dhe dokumenteve të besueshme, përveç nëse me ligj të veçantë parashihet ndryshe.

Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe ndryshimet e tij

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 18

Page 19: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Ky ligj përcakton kornizën ligjore lidhur me pronësinë e Ndërmarrjeve Publike dhe qeverisjen e tyre korporative në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.

Ligji 04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Ky ligj zbatohet për ndërtimet pa leje të identifikuara në hartën ortofoto digjitale bazuar në incizimin ajrorfotogrametrik në Republikën e Kosovës të datës 30 gusht 2013.

Ligji Nr. 03/L-006 për procedurën kontestimore dhe ndryshimet e tij

Me Ligjin për procedurën kontestimore caktohen rregullat procedurale në bazë të të cilave gjykata ishqyrton dhe i zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë dhe juridikë, po që seme ligj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe.

Ligji për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Hapësinor nr. Nr. 04/L-174

Qëllimi i këtij ligji është të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të baraspeshuar të planifikimit hapësinor për tërë territorin e Kosovës si vlerë e përgjithshme kombëtare, përmes qeverisjes së mirë, shfrytëzimit të përshtatshëm të tokës, mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Ky ligj ka për qëllim të sigurojë qeverisje të qëndrueshme, shfrytëzim efikas të fondeve publike, parakushte për zhvillim social dhe ekonomik të baraspeshuar, rregullim të qëndrueshëm të hapësirës, duke siguruar trajtim të barabartë, lëvizje të lirë dhe qasje adekuate në shërbimet publike për qytetarët.

Ligji Nr. 05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative

Ky Ligj ka për qëllim të sigurojë realizimin efektiv të autoritetit publik në shërbim të interesit publik, duke garantuar në të njëjtën kohë mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave juridike të personave.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 19

Page 20: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Ligji për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës

Ky ligj rregullon procedurat për publikimin e Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës është i vetmi publikim zyrtar në Republikën e Kosovës ku publikohen ligjet dhe aktet tjera të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-163 për miniera dhe minerale dhe ndryshimet e tij

Qëllimi i këtij ligji është promovimi në përputhshmëri me standardet e pranuara mjedisore, i hulumtimit, nxjerrjes dhe pasurimit të Mineraleve përmes rregullimit dhe mbikëqyrjes së personave të angazhuar në industrinë minerare, lehtësimi dhe mbështetja e një pjesëmarrje dhe konkurrence më të madhe të sektorit privat në industrinë minerare, maksimalizimi i hulumtimit dhe shfrytëzimit të Mineraleve, si dhe rregullimi i mbledhjes, menaxhimit dhe arkivimit të të dhënave gjeo-shkencore për të mirën e Republikës së Kosovës.

Ligji Nr. 03/L-202 për konfliktet administrative

Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i mbrojtjes gjyqësore të të drejtave dhe interesave juridike të personave, fizik, juridik dhe palëve të tjera, të cilat të drejta dhe interesa janë cenuar me vendime individuale ose meveprimet e organeve të administratës publike.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-010 për Noterinë

Me këtë ligj rregullohen organizimi dhe funksionimi i noterisë si veprimtari publike në Kosovë, kushtet dhemetodat e punës si dhe çështje tjera me rëndësi për ushtrimin e detyrës së noterit.

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/5 për themelimin e regjistrit te të drejtave të pronës së paluajtshme

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 20

Page 21: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Regjistri i të drejtave të pronës së paluajtshme (në tekstin e mëtejmë: Regjistri), themelohet si mekanizem që njeh dhe zbaton vlefshmërinë e të drejtave të pronës së paluajtshme në Kosovë sipas ligjeve në fuqi.

Të drejtat e pronave të paluajtshme, ashtu siç rregullohen me dispozitat e ligjeve ne fuqi, që i takojnë tokës, ndërtesave dhe banesave do të regjistrohen në Regjistër.Të drejtat e pronave të paluajtshme përfshijnë: pronësinë, hipotekat, servitutet dhe të drejtat e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore.

Ligji Nr. 04/-L-013 për kadastër dhe ndryshimet e tij

Ky ligj rregullon kadastrin e palujtshmërive, matjet shtetërore dhe kadastrale, punët gjeodezike dhe kadastrale si dhe përfitimin, regjistrimin, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e të dhënave kadastrale.

Ligji Nr. 04/L-077 për marrëdhëniet e detyrimeve

Ky ligj përmban parimet themelore dhe rregullat e përgjithshme për të gjitha marrëdhëniet e detyrimeve.

Ligji Nr. 05/L–079 për investimet Strategjike në Republikën e Kosovës

Ky ligj ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës, si dhe të përcaktojë procedurat administrative dhe kriteret për vlerësimin, zgjedhjen, implementimin dhe mbikëqyrjen e projekteve strategjike si dhe përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës për qëllim të zbatimit të projekteve për investime strategjike.

Aktet nënligjore që ndërlidhen me këtë problem/çështje/:

Udhëzimi Administrativ nr.02/2015 Për zbatimin e metodave dhe kritereve teknike të vlerësimit që do të përdoren për përllogaritjen e shumës së kompensimit për pronën e

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 21

Page 22: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

paluajtshme që shpronësohet dhe dëmeve që kanë të bëjnë me shpronësimin’

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i metodave, rregullave dhe kritereve që do të përdoren për përllogaritjen e kompensimit, që do të përfitojnë pronarët dhe zotëruesit e interesit, të cilët preken nga procesi i shpronësimit

Udhëzimi Administrativ MMPH-Nr. 18/2015 për regjistrimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të rregulloj procedurën e regjistrimit të pronës së shpronësuar dhe regjistrimit të shpronësimit të pronës së paluajtshme në Sistemin e Informacionit Kadastral të Tokave të Kosovës (SIKTK) -sipas Vendimit Përfundimtar të bazuar në studimin teknik të pronës së paluajtshme të shpronësuar, ku organet shpronësuese janë: Institucionet Publike, në përputhje me nenin 12 të Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme.

Programi aktual

Subjeket të cilat kryejnë pocedurat e shpronësimit

Sipas Ligjit nr. 03/L-139, të datës 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 datë 28.10.2010 janë tri subjekte kryesore që kryejnë procedurat e shpronësimit:

1. Subjekti kërkues nënkupton një autoritet publik, NP ose Person i cili paraqet kërkesën për shpronësimin e pronës së paluajtshme pranë një Organi Shpronësues. Nëse Organi Shpronësues vepron me vetiniciativë, atëherë ai konsiderohet subjekt kërkues. Subjekti kërkues është përgjegjës për përgaditjen e kërkesës për shpronësim e cila duhet të përmban të dhëna detaje mbi pronën që kërkohet të shpronësohet. Sipas Ligjit, këto të dhëna përmbajnë, detajet lidhur me të dhënat e organit shpronësues, pronarit të pronës së shpronësuar dhe të dhënat kadastrale mbi pronën, vendndodhjen, përshkrimin e të drejtave në parcelën për të cilën këkron shpronësimin, përshkrimin e qëllimit publik për të cilin kërkohet shpronësimi dhe të dhna

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 22

Page 23: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

tjera që ndërlidhen me të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e palëve në procesin e shpronësimit të pronës së paluajtshme dhe të dhëna tjera të domodsohme për procesin e shpronësimit.

2. Organi Shpronësues nënkupton nënkupton një Komunë ose Qeverinë që është e autorizuar të kryej shpronësimin. Për kryerjen e shpronësimit në nivelin nacional kompetente është Qeveria e Republikës së Kosovës e cila me Vendimin Nr. 05/147 datë 05.10.2010 ka themeluar Zyrën e Shpronësimit në kuadër të MMPH e cila do të kryejë procedurat e shpronësimit në emër të Qeverisë, ndërsa vendimet miratohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nënshkruhen nga Kryeministri, ndërsa hyjnë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe në një gazetë me tirazh te madh në Kosovë. Zyra për Shpronësim ka filluar punën e saj me datë 15.02.2012 si Deparatment i Shpronësimit konform Vendimit të Ministrit të MMPH-së Nr. 685/11, datë 20.04.2011. Nga themelimi i Departamentit të Shpronësimit, të gjitha procedurat për shpronësim kanë kaluar në kompetencë të këtij Departamenti.

3. Organi Vlerësues-nënkupton Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme që gjendet në kuadër të Departamentit të tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave. Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme është kompetente për zbatimin e procedurës së vlerësimit përkatësisht është autoriteti kompetent publik për vlerësimin e të gjitha pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i procedurës së shpronësimit nga cilido Organ Shpronësues pra edhe kur shpronësimi kryhet nga Komuna edhe atëherë kur kryhet nga Qeveria përkatësisht nga Departamenti i Shpronësimit.

Shpenzimet aktuale

MF dhe MMPH janë dy ministrit që përmes departamenteve të tyre i kryejnë këto preocedura të shpronësimit dhe shpenzimet nuk do te ndryshojn.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 23

Page 24: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Përvojat nga shtetet tjera:

Ligji i Republikës së Kroacisë

Ligji për shpronësim i Republikës së Kroacisë, është ingjashëm me Ligjin për Shpronësim të Republikës së Kosovës sa i përket aspekteve kryesore lidhur me qëllimin e ligjshëm Publik, mënyrën e kompenzimit të pronës etj. Qëllimi iligjshëm publik do të thotë arsyeja për çfarë mund të bëhet shpronësimi i pronave, si p.sh. për rrugë, autostrada, shkolla, hekurudha, etj

Kompezimi bëhet në të holla por mundet edhe me tokë në të njëjtë vlerë, por në një vend tjetër Vendimin per shpronësim e nxjerr Qevera sipas kërkesës së shfrytëzuesit /kërkuesit sikur në rastin e Kosovës. Vendimi pas miratimit publikohet në Gazeta Zyrtare dhe Ditore

Kërkesa për shpronësim duhet të ketë edhe mendimin e komunës, rajonit ku do të ndodhë shpronësimi për shkak se në Kroaci, vlerësimi i pronës kryhet nga shfrytëzuesi ndërsa në Republikën e Kosovës i vetmi organ kompetent për kryerjen e vlerësimit të pronës për çfardo qëllimi të shpronësimit është Zyra për Vlerësimin e Pronës së Plauajtshme që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave.

Para paraqitjes së kërkesë për shpronësim Organi Kompetent duhet të posedojë vlerësimin për pronën që shpronësohet, e cila i besohet vlerësuesit gjyqësor të caktuar nga gjykata osë vlerësuesit e regullt. Për një pronë bëhen tri vlerësime nga tre ekspertë të ndryshëm dhe pastaj i dërgohet vlerësimi pronarit, i cili brenda 8 ditëve duhet të deklarohet për njërin vlerësim që ta pranoj dhe nese asnjërin nuk e pranon, atëhere vendos Ministria për njërin vlerësim.

Shfrytëzuesi i shpronësimit jep ofertat e marra nga vlerësuesi dhe duhet të tentoje qe te arrihet marrëveshje me pronarin lidhur me vleresimin e pronës. Vendimin për shpronësim e merr Minsitria apo trupi punues. Shpenzimet e shpronësimit i paguan shfrytëzuesi i shpronësimit

Hyrja në posedim bëhet pasi të jetë bërë vendimi i plotëfuqishem dhe paguar kompenzimi i pronës. Nëse pala nuk pranon të lirojë pronën, atëherë shfrtytëzuesi kërkon nga Ministria të sjell vendim për hyrje në posedim dhe

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 24

Page 25: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

informon pronarin se nëse nuk e liron pronën kamata nuk rrjedh për shumën e pronës. Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje atëherë procesi paraqitet para gjykatës së rregullt për shqyrtim.

Ligji kroat parashef gjoba mandatore për pronarin i cili pengon punën e organit kërkues për punë përgaditore, gjë e cila nuk është e paraparë me Ligjin për Shpronësim të Republikës së Kosovës. Gjoba parashihen edhe për personin i cili pengon eskpertin për të bërë vlerësimin e pronës dhe për personat që pengojnë organin ne zbatimin e vendimit për shpronësim.

Ligji i Republikës së Bosnës dhe Herxegovinës

Prona mund të shpronësohet kur është e nevojshme për ndërtimin e një infrastrukture transporti, ekonomike, komunale, shëndetësore, arsimore dhe objekte kulturore, objekte të mbrojtjes, administratës dhe objekte të tjera me interes publik kur vlerësohet se do të përdoret pasuria e paluajtshme për të cilën synohet të propozohet shpronësimi meqëllim të arritjes së një përfitimi më të madhë.

Prona mund të shpronësohet kur është e nevojshme për të kryer punë të tjera publike, interes dhe qëllim të përpunimit bujqësor. Shpronësimi mund të kryhet për nevojat e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, të kantonit, të qytetit, të komunës, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj (në tekstin e mëtejmë: përfituesi i shpronësimit).

Me kërkesën e pronarit, pjesa e mbetur e pronës do të shpronësohet. Nëse shpronësohet një pjesë e pasurisë përcaktohet se pronari nuk ka interes ekonomik të përdorë pjesën tjetër të sendit, ose nëse është rrjedhimisht, pjesa tjetër e ekzistencës së saj është çaktivizuar ose është përkeqësuar ndjeshëm në pjesën tjetër tose ai është i penguar të përdorë pjesën tjetër të pronës në përdorim normal.

Vendimi për përcaktimin e interesit publik për ndërtimin e objektit ose ekzekutimin e punimeve (rrugët, linjat energjetike, tubacionet e gazit, telekomunikacionet, objektet e menaxhimit të ujit etj.) në bazë të kërkesave të paraqitura propozimi i përfituesit të shpronësimit do të miratohet nga Qeveria e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës (në tekstin e

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 25

Page 26: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

mëtejmë:Qeveria) kur synon të ndërtojë ose ekzekutojë punimet në zonën e dy ose më shumë kantoneve në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor

Vendimi për propozimin për shpronësim bëhet nga zyra e administratës komunale në territorin e së cilës është gjen pronën për të cilën propozohet shpronësimi. Një kërkesë për anulimin e vendimit të shpronësimit mund të dorëzohet nga pronari i mëparshëm pas tre vjetësh vlefshmërinë e këtij vendimi, nëse përfituesi i shpronësimit nuk ka kryer materialisht punimet.

Me kërkesë për anulimin e vendimit të shpronësimit dhe me tërheqjen e propozimit për shpronësim vendoset nga departamenti i administratës komunale i cili, me propozimin për shpronësim, vendos në shkallë të parën.

Mënyra e kompenzimit

Tarifa për një pronë të shpronësuar përcaktohet, si rregull, duke i dhënë të tjerat prona të përshtatshme pasuri të paluajtshme që korrespondon me vlerën e tregut të pronës që është shpronësuar në të njëjtën komunë ose qyteti, me të cilin pronari i pronës që shpronësohet i është siguruar me të njëjtat kushte përdorimi që është përdorur ajo pronë.

Ligji i Republikës së Malit të Zi

Shpronësimi mund të jetë i përhershëm dhe i përkohshëm, kur shpronësimi bëhet për një kohë të caktaur deri ne 3 vite kur ka të bëjë me eskploatimin e minierave për ari, flori etj

Marja e përhershme e tokës

Shpronësimi mund të bëhet për nevoja të shtetit, komunës, fondeve të shtetit dhe ndërmarrjeve publike. Kompemzimi i pronës bëhet në të holla. Procedurë e shpronësimit për të cilin është arritur qëllimi i ligjshëm publik e kryern organi Republikan i adminsitratës për cështje pronësore juridike. Intersin e përgjithshëm mund ta vërtetoj në raste të caktuara edhe Qeveria.

Edhe me këtë ligj parashihen punët pergaditore, vendimin për lejimin e puneve përgaditore e jep organi Republikan i adminsitratës për cështje

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 26

Page 27: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

pronësore juridike. Propozimi i shpronësimit mund të dorëzohet nga përfituesi i shpronësimit vetëm pasi të jetë vendosur interesi publik për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme në përputhje me ligjin. Propozimi për shpronësim i dërgohet autoritetit republikan përgjegjës për çështjet pronësore - një njësi rajonale në komunë në territorin e së cilës propozohet propozimi i pronës së paluajtshme për shpronësim (në tekstin e mëtejmë: autoriteti rajonal i ngarkuar me pronën dhe çështjet ligjore).

Paraqitja e kërkesës dhe permbajtja e saj është e njëjtë si rastet tjera, edhe këtu kërkohet -fondi garantues se ka mjete të mjaftueshme për kryerjen e pagesës. Shpenziemt e shpronësimit i bartë shfrytëzuesi i tij. Prona nuk kalon në pronësi të shfrytëzuesit deri sa vendimi të bëehët i plotfuqishëm dhe të bëhet pagesa e kompensimit. Edhe me këtë ligj parashihet shpronësimi dhepër këtë çështje vendos organi që ka shqyrtu këkesen për shpronësim në shkallë të parë. Vlera caktohet sipas çmimit aktual të tregut. Me këtë ligj caktohet edhe mënyra se si do caktohet vlera për ndërtesa, pemë, tokë etj. Edhe me ligjin malazez pronari nuk ka te drejtë për kompensim per invetsimet qe i ka bërë pas vendimit për shpronësim repsektivisht njoftimit.

Marrëveshja e pagesës

Palët mund të bien dakord për format dhe shumën e kompensimit, si dhe transferimin e pronës së paluajtshme që shpronësohet jashtë procedurës së përcaktuar me ligj deri në vlefshmërinë e vendimit të shpronësimit. Në rast të marrëveshjes, një procedurë tjetër e shpronësimit do të pezullohet.

Pas vlefshmërisë së vendimit për shpronësim, autoriteti rajonal përgjegjës për pronën dhe çështjet ligjore është i detyruar pa vonesë të planifikojë dhe të mbajë një diskutim mbi përcaktimin e dakorduar të kompensimit për pronën e paluajtshme të shpronësuar.

Përfituesi i shpronësimit është i detyruar t'i paraqesë organit përgjegjës për një ofertë me shkrim për shumën e kompensimit mbrenda një periudhe që nuk mund të jetë më e gjatë se 15 ditë nga data e vlefshmërisë së vendimit për shpronësim.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 27

Page 28: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Ky organ pa vonesë, duhet t'ia dorëzojë një kopje të ofertës pronarit të mëparshëm të pronës së paluajtshme të shpronësuar dhe të marrë informacion nga organet administrative dhe organet e tjera. Nëse marrëveshja e kompensimit në tërësi nuk arrihet mbrenda dy muajve nga data e vlefshmërisë së vendimit për shpronësim, autoriteti rajonal përgjegjës për pronën dhe çështjet ligjore do të japë një vendim përfundimtar për shpronësim, me të gjitha dosjet në gjykatë në zonën e së cilës gjendet prona e paluajtshme e shpronësuar.

Kapitulli 3: Synimet dhe Objektivat Synimi

Synimi i përgjithshëm i këtij koncept dokumenti është përmirësimi dhe harmonizimi i procedurave të shpronësimit të pronave të paluajtshme që janë objekt shpronësimi me legjislacionin në fuqi.

Synimi kryesor i ndryshimeve të propozuara në Koncept Dokumentin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme është rritja e efikasitetit në funksionalizimin e mëtutjeshëm të procesit të shpronësimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të pronarëve në procesin e shpronësimit, përfshirjes së dispozitave që i trajtojnë problemet e identifikuara më lartë, si dhe mundësojnë zgjatjen e afateve për realizimin e të drejtave të pronarëve dhe zotëruesve të interesit në procedurat gjyqësore, admnistrative, në pajtim me standartet europiane. Sipas këtij Koncpet Dokumenti ndryshimet (zgjatjet e afateve ) kanë efekt financiar dhe ndikojnë në kursimet buxhetore.

Objektivat

Objektivë kryesore e këtij dokumenti është ofrimi i analizës gjithëpërfshirëse për përmirësimin dhe krijimin i infrastrukturës së përgjithshme ligjore dhe institucionale me qëllim avancimin e sistemit të shpronesimit, nëpërmjet të cilit qytetarëve ju ofrohen shërbime më efikase, të drejta dhe kryerja obligimeve ndaj tyre.

Objektivat kryesore të propozuara në ndryshim/plotësim përfshijnë:

Objektivi i parë- përmirësimi i procedurave të shpronësimit me qëllim të focimit dhe zbatimit të së drejtës së palëve në procedurën gjyqësore.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 28

Page 29: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Objektivi i dytë- ndryshimi dhe zgjatja afateve kohore me qellim të zhvillimit të procedurave në mënyre efikase, dhe avansimi i procedurave të informimit të palëve të prekura me procesin e shpronësimit.

Objektivi i tretë – definimi i mënyrës së kompenzimit të pronave shoqërore dhe private të cilat shpronësohen për interes publik si dhe definimi i pagesës së interesit duke e haromizuar me hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar dhe aplikimit të palës për pagesë;

Vështirësitë dhe pengesat e evidentuara si më lart, theksojnë nevojën për ndryshimin e situatës aktuale përmes rishikimit dhe plotësim ndryshimit të Ligjit ezksitues. Ndryshimet e synuara me theks të veçantë do të përmirësojnë situatën dhe praktikat aktuale sa i përket: vendimit prelimininar, vendimit përfundimtar, informimit të qytetarëve etj. Në këtë kontekst do të shkurtohen procedurat e panevojshme, eleminohen kolizionet e mundshme ndërmjet ligjeve bazike penale, forcohet koordinimi ndërmjet institucioneve, rritet planifikimi dhe alokimi më i mirë buxhetor, rritet niveli i përgjegjësisë institucionale dhe profesionale.

Objektivat dhe synimet do të jenë plotësisht të matshme dhe te realizuara, sidomos nëse marrim për bazë praktikën e deritanishme dhe implementimin e deritanishëm të Ligjit, reformën e arritur deri më tani, konsultimet e realizuara me të gjithë akterët, të gjeturat dhe rekomandimet e raporteve etj.

Kapitulli 4: OpsionetOpsioni 1: Opsioni status quo (asnjë ndryshim)

Nëse nuk bëhen ndryshim/plotësime në Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme i ndryshuar dhe plotësuar i njejti do të vazhdojë të zbatohet dhe problemet e identifikuara do të vazhdojnë.

Mos ndryshimi i ligjit do rezulton në mos implementimin e duhur të këtij ligji, dhe si pasojë akoma do të vazhdoj shkelja e të drejtave të njeriut në

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 29

Page 30: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

praktikë nga ana e institucioneve shtetërore. Rrjedhimisht, edhe dispozitat në fuqi që adresojnë këtë çështje nuk mund të gjejnë zbatim praktik. Njëkohësisht, Kosova do të dështonte në përpjekjet e saj për harmonizimin e praktikave me standardet ndërkombëtare, e që do të ndikonte në vlerësimin negativ në procesin e integrimit evropian dhe të anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Opsioni 2: Ndryshimi i politikës ekzistuese

Ndryshimi i politikës ekzistuese përmes plotësim/ndryshimit të ligjit ekzistues Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme i ndryshuar dhe plotësuar do të adresojë problemet që janë hasur gjatë zbatimit.

Përmes ndryshimit të politikës ekzistuese synohet zgjatja e afateve në shumicën e rasteve për shkak se me ligjin ekzistues cenohen të drejtat e zotëruesve të pronës. Prandaj bëhet rishikimi dhe ndryshimi i dispozitave të Ligjit për shpronësim, si dhe trajtohen çështje të tjera që me Ligjin aktual nuk janë të rregulluar.

Rregullimi i çështjes së shpronëismit bëhet duke plotësuar dhe ndryshuar ligjin aktual, përmes të cilit do të përcaktohej qartë funksionalizmi i një procedure te shpronësimit.

Çështjet kryesore që do të trajtohen me plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit janë:

1. Afatet kohore në procesin e paraqitjes së këkresës për shpronësim. Dipozitat të cilat kanë të bëjnë me afatet kohore për pranimin e kërkesës dhe shqyrtimit të tyre për të përcaktuar nëse kërkesa i përmbush në shikim të parë kushtet për shpronësim. Kjo për arsye se në shumë raste ka vonesa prej momentit të marrjes së vendimit e deri te dorëzimi te palët i këtyre vendimeve. Këto vonesa shkaktojën edhe vonesa të tjera në fazat tjera të procesit, andaj është e domosdsohme që këto afate të zgjaten.

2. Shpronësimi dhe kompenzimi i pronave Korniza ligjore për shpronësimin duhet që: (i) të vendosë rregulla e procedura të qarta për kalkulimin e shumës së kompensimit për çdo

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 30

Page 31: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

humbje të shfrytëzimit apo gëzimit të pronës, ose cilindo dëm që shkaktohet në pronë gjatë kryerjes së aktiviteteve përgatitore ose gjatë kohës kur prona merret përkohësisht; (ii) të vendosë një afat ligjor për pagesën e kompensimeve të tilla; si dhe (iii) të identifikojë organin kompetent që është përgjegjës për kalkulimin e kompensimeve të tilla.

Vlera e tregut duhet të përcaktohet saktë në rastet e shpronësimeve, për të siguruar se është bërë kompensimi adekuat dhe janë mbrojtur të drejtat njeriut

Me rastin e shpronësimit duhet vendosur rregulla të hollësishme që përdoren në përcaktimin e shumës së kompensimit, nëse ka të tillë, që duhet paguar: (i) në rastet e privimit të pronës për shkak të vendimeve të planifikimit, ose vendosjes apo krijimit të ndonjë servituti apo të drejte tjetër të përdorimit mbi pronën e paluajtshme, ose (ii) në ato raste kur shpronësimi i pronës së paluajtshme rezulton me ndërprerjen e servitutit real; servitutit personal; të drejtës së ndërtimit; të drejtës së parë të pengimit; uzufruktit; të drejtës së shfrytëzimit; kontratës së qirasë; shpronësimit të pjesshëm; apo kur shkakton dëme të tjera të ndërlidhura me shpronësimin.

a) Shpronësimi dhe kompenzimi i pronave Publike. Me Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme është e përcaktuar se kompenzimi i pronave do të bëhet për të gjitha pronat që shpronësohen dhe sipas praktikave deri më tani Pronat Publike të Ndërmarjeve Publike të cilat janë në pronësi të Qeverisë së Republikës së Kosovës, neni 23 paragafi 1 Lista 1 dhe 2 sipas Ligjit Nr. 03/L-087 mbi Ndërmarjet Publike i ndryshuar me Ligjin Nr. 04/L-111 datë 20 Prill 2012, e të cilat janë shponësuar dhe shpronësohen sipas paragrafit 4 të këtij Ligji nga Organi Shpronësues, nuk do të kompensohen. Departamenti i Shpronësimit gjatë procesit të punës së tij që nga themelimi nuk ka bërë pagesën për Pronat Publike të Ndërmarjeve Publike pasi që ato janë në pronësi të Qeverisë së Kosovës dhe si të tilla, nuk ka logjikë që me rastin e shpronëismit mjetet e kompensimit ti ipen këtyre Ndërmarjeve kur Qeveria i ka në pronësi. Këtu hyjnë pronat publike të emërtuara si Ujra, Rrugë Publike,

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 31

Page 32: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Ekonomia e Pyjeve, Ibër Lepenci, KEK, KOSTT kompensimi i tyre do ishte si shteti i paguan vete shtetit për pronën e vet.

b) Shpronësimi i ish pronave shoqërore. Me ligji ekzsitues lejohet shpronësimi i pronave shoqërore por këtë të drejtë e ka vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës, me ç’rast përcaktohet se nëse prona është hequr nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shuma e kompensimit do t’i paguhet AKP-së. AKP e mban shumën e kompensimit në mirëbesim me qëllim të përmbushjes së të drejtave të punëtorëve si dhe kërkesave të pronarëve dhe kreditorëve lidhur me pronën përkatëse. Shpërndarja e këtij kompensimit, duke përfshirë sipas rastit kthimin e suficitit në Qeveri do të bëhet në përputhje me të njëjtat ligje dhe rregulluat që zbatohen për shpërndarjen e fondeve të tjera që mbahen në mirëbesim nga AKP. Organi Shpronësues ka vepruar konform këtyre Ligjeve dhe ka shpronësuar shumë prona nën adminsitrimin e AKP-së mirëpo në mungesë të buxhetit nuk ka derdhur mjetet financiare në llogarinë e AKP-së. Me ndryshimin dhe plotësimine e Ligjit do të kërkohet që të përcaktohen dispozita ashtu që mjetet financiare për pronat e shpronësuara nën adminsitrimin e AKP-së të mbesin në Ministrinë e Financave e cila pastaj sipas kërkesë së AKP do ti japë për pagesën e 20% të punëtorëve.

c) Kamata vjetore prej 7%. Sipas këtij Ligji, pengesë tjetër në zbatimin e tij dhe shkelje të të drejtës së pronarit është pagesa e kamatës prej 7% të akumuluar në bazë vjetore nga miratimi i vendimit përfundimtar deri në datën e pagesës. Për shkak të kolizionit mes dispzitave ligjore brenda vetë ligjit kjo dispozitë ka qenë e pa mundur të zbatohet nga Departamenti i Shpronësimit dhe palët këtë të drejtë e kanë realizuar përmes procedurës gjyqësore e cila si e tillë mund të cilësohet jo ligjore dhe jo e drejtë.

3. Kthimi i pronës së shpronësuar. Sipas Ligjit përcaktohet se kthimi i pronës së shpronësuar mund të bëhet “gjatë periudhës tetë vjeçare pas hyrjes në fuqi të Vendimit Përfundimtar, prona e shpronësuar ose pjesa përbërëse e saj, nuk është shfrytëzuar rregullisht për asnjë qëllim; me kusht që ky arsyetim të mos përdoret si bazë për kthimin e pronës nëse gjatë kësaj periudhe tetë (8) vjeçare janë marrë masa të konsiderueshme për përgatitjen e pronës për shfrytëzim për një qëllim që është qëllim i ligjshëm publik”. Ky afat kohor duhet të shkurtohet meqë sipas ligjit duhet të paguhet; kompenzim i interesit gjë që shkakton shpenzime të

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 32

Page 33: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

panevojshme për Subjektin Kërkues duke ditë së prona nuk është përdorur për qëllimin e caktuar.

4. Përcaktimi i shkallshmërisë në procedurën e ankesave. Ligji i Shpronësimit duhet ndryshuar për të mundësuar që ankesat ndaj vendimeve të marra nga qeveria dhe nga komunat (si organe shpronësimi) të parashtrohen dhe të shqyrtohen në shkallë të parë nga Gjykata Themelore në komunën ku ajo pronë e paluajtshme gjendet. Kjo duhet të harmonizohet me Ligjin për Gjykatat Ky ndryshim duhet të ofrojë dobinë e shtuar të shpërndarjes së barrës së punës ndërmjet gjykatave lokale, në vend se të koncentrohet në Gjykatën Supreme.

5. Shkeljet e të drejtave të njeriut sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit. Sipas Ligjit në procesin e procedurës ankimore dispozitat që kanë të bëjnë me procedurat, afatet dhe vendimarrjen e gjykatave ne procedurën ankimore konsiderohenshkelje të të drejtave të njeriut. Për këtë arsye Avokati i Popullit rekomandon:

a) Të hiqet në tërësi neni 35, par. 6, nënpar. 3 dhe 4 i Ligjit Nr. 03/L-139 (të ndryshuar dhe plotësuar nga Ligji Nr. 03/L-205) për shpronësimin e pronës së paluajtshme: “Menjëherë pas pranimit të përgjigjes së Organit Shpronësues, gjykata . . . nxjerr aktgjykimin mbi rastin brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas pranimit të përgjigjes së Organit Shpronësues; dhe i cakton afatet për zhvillimin e procedurës mbi rastin në mënyrë që t’i mundësojë nxjerrjen e aktgjykimit brenda periudhës së lartpërmendur prej tridhjetë (30) ditëve kalendarike”.

b) Të hiqet në tërësi neni 35, par. 8 i Ligjit Nr. 03/L-139 (të ndryshuar dhe plotësuar nga Ligji Nr. 03/L-205) për shpronësimin e pronës së paluajtshme: “Nëse gjykata nuk e nxjerr aktgjykimin brenda periudhës tridhjetë (30) ditore të përcaktuar në nënparagrafin 6.3 paragrafi 6 i këtij neni, gjykata konsiderohet përfundimisht se ka nxjerrë aktgjykim për refuzimin e ankesës në tërësi menjëherë pas skadimit të kësaj periudhe tridhjetë (30) ditore”.

c) Të hiqet në tërësi neni 35, par. 13, nënpar. 3 dhe 4 i Ligjit Nr. 03/L-139 (të ndryshuar dhe plotësuar nga Ligji Nr. 03/L-205) për shpronësimin e pronës së paluajtshme: “Pas pranimit të apelit, gjykata e apelit . . .

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 33

Page 34: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

nxjerr aktgjykimin e saj mbi apelin brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas datës në të cilën ka pranuar përgjigjen e palës tjetër ose pas datës së skadimit të periudhës pesëmbëdhjetë (15) ditore për dorëzimin e përgjigjeve, cilado që ndodh më herët; dhe i cakton afatet për zhvillimin e procedurës në mënyrë që t’i mundësojë nxjerrjen e aktgjykimit brenda periudhës së lartpërmendur tridhjetë (30) ditore”.

6. Njoftimi i palëve. Dispozitat për njoftim lidhur me shpronësimin, gjithashtu kanë nevojë të fuqizohen. Marrja e pronës pa procedura të rregullta ligjore të njoftimit, paraqet shkelje të të drejtave të njeriut. Të parashikohen “forma të reja më të fuqishme të njoftimit të palës”, për ta rritur shtrirjen që kërkohet për informimin e të gjithë kosovarëve, duke përfshirë edhe ata që jetojnë në diasporë, personat e zhvendosur dhe komunitetet e ndjeshme të cilat nuk kanë qasje të lehtë në institucionet shtetërore lidhur me procedurat të cilat mund të ndikojnë në të drejtat e tyre pronësore. Doktrina juridike e njoftimit konstruktiv të palës mund të shfrytëzohet për të përmirësuar efikasitetin duke u siguruar se janë mbrojtur të drejtat procedurale.

Kapitulli 5: Përmbledhje e Opsioneve

Në vijim paraqesim tabelën me opsionet e përmbledhura:

Përmbledhja e opsioneve

Karakteristikat kryesore

Opsioni 1

Status-quo

Opsioni 2 plotësim ndryshimi i kornizës

Opsioni 3

Hartimi i Ligjit të ri

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 34

Page 35: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

aktuale

Karakteristikat kryesore të opsionit

Status Quo Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205

Segmenti i popullsisë/sektori/rajoni i shënjestruar

Afati për miratimin e vendimeve, procedimi e tyre, dëgjimet publike, procedurat e njoftimit të palëve, pagesa e interesit, kthimi i pronës së shpronësuar, ankesat kundër vendimit preliminar dhe përfundimtar

Afati për miratimin e vendimeve, procedimi e tyre, dëgjimet publike, procedurat e njoftimit të palëve, pagesa e interesit, kthimi i pronës së shpronësuar, ankesat kundër vendimit preliminar dhe përfundimtar

Karakteristikat e zbatimit – kush është përgjegjës – një resor i Qeverisë (cili), sektori privat,

MMPH, MeF, Komuna, gjykatat, pronarët e pronave të paluajtshme

MMPH, MeF, Komuna, gjykatat, pronarët e pronave të paluajtshme

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 35

Page 36: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

qytetarët

Administrimi ose zbatimi i programit ose shërbimit

Ligjet, aktet nënligjore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve ekzistuese si dhe zbatimi dhe dënimet

Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 dhe aktet nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij

Plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205

Stimulimet ose mos- stimulimet ekonomike – subvencionet ose taksat

Fushatat e edukimit dhe komunikimit

Udhëzimet

Afatet kohore - kur hyn në fuqi opsioni

Është duke u aplikuar politika aktuale

2018

Kapitulli 6: Analiza e opsioneve

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 36

Page 37: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Përfitimet 1. Përfitimet e opsionit 1 (status quo)

Opsioni status quo do të thotë të mos bëhet asgjë sa i përket problemeve që paraqiten në procesin e shpronësimit, sipas dispozitave në fuqi, si për pronat private, shoqërore apo publike. Afatet e shkurta ligjore në procedimin e çështjeve të shpronësimit, kmpleksiteti i procedurave, mos harmonizimi i Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme me ligjet tjera, shkelja e të drejtave të pronarëve në procceset gjygjërsore në rastet e paraqitura më lartë në këtë dokument, janë disa probleme me të cilat do të vazhdonin të përballeshin qytetarët dhe vetë institucionet në procesin e shpronësimit të pronave të palujthshme.

2. Përfitimet e opsionit 2. Ndryshimi i politikës ekzistuese

Ndryshimi dhe plotësimi i ligjit ekzistues, do të mundësonte lehtësimin e disa procedurave për autoritet të cila kanë përgjgegjësi të merren me procesin e shpronësimit, si dhe repsektimin e të drejtave të pronarëve të pronarve të paluajtshme. Këto ndryshime do të mundësonin një planifikim dhe analizim më të mirë të shpenzimve buxhetore para vendimeve të Qeverisë, shpenzimi me i vogel i kohes së resurseve njerëzore dhe atyre buxhetore, si dhe respektim i të drejtave të njeriut përmes njoftimit të drejtë, kompensimit real dhe mundësimit të shfrytëzimit të mjeteve juridike për kontestimin eventual të procesit të shpronësimit. Duke u bazuar në problemet e ndryshme që janë paraqitur në praktikë (paditë kunder Qeverise, paknaqësite e qytetarëve etj.) dhe meqë shpronësimet do të vazhdojne në të ardhmen, janë tregues i mjaftueshëm se kemi nevojë në regullimin e kësaj fushe. Ndryshimi i politikës ekzituese, gjithashtu do të kontribuojë në përafrimine dispozitave ligjore mbi shpronësimin me legjislacionin evropian.

Në këtë kuadër, legjislacioni në zbatim mbi shpronësimin dhe planifikimin e shfrytëzimit të tokës duhen ndryshuar e plotësuar për të ofruar qartësinë dhe orientimet e domosdoshme për të gjithë akterët që janë përgjegjës për implementimin e kornizës ligjore, për të siguruar që të drejtat private dhe interesat publikë të baraspeshohen mirë në secilin rast.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 37

Page 38: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Pasojat negative

Gjatë zbatimit të Ligjit praktika ka treguar mangësi dhe vështirësi gjatë zbatimit të tij në praktikë gjatë zbatimit të procedurave të shpronësimit dhe të realizimit të të drejtave të pronarëvë/qytëtarvë të cilat në procesin e shpronëismit janë të garantuara me Kushttëuten e Republikës së Kosovës dhe me Konventat Ndërkombëtare për mbrotjen e të drejtës së pronës dhe shpronësimit të saj.

Departamenti i Shpronësimit dhe Zyra për Vlerësimin e Pronës së Paluajtshme/Ministria e Financave gjatë zbatimit të procedurave të shpronësimit dhe vlerësimit kanë hasur në probleme të shumta që kanë të bëjnë me afatin për miratimin e vendimeve, procedimin e tyre, dëgjimet publike, procedurat e njoftimit të palëve, pagesa e interesit, kthimi i pronës së shpronësuar, ankesat kundër vendimit preliminar dhe përfundimtar etj. Nëse vazhdohet të mbeten në fuqi këto dispozita ligjore dhe kjo politikë, edhe më tutje do të vazhdohet me pasojat që sjell ky process. Për të gjitha këto arsye rekomandohet që të bëhet ndryshimi i politikës ekzistuese, e cila do të mundësontë zbatimin e një procesi më të drejtë, si për institucionet përgjegjëse në procesin e shpronësimit, ashtu edhe për vetë pronarët e pronave të paluajtshme të cilat janë lëndë e shpronësimit.

Kosto Secili opsion do të ketë koston e tij. Përfshini një tabelë e cila përshkruan koston e përafërt të secilit opsion. Një tabelë përmbledhëse është dhënë më poshtë. Të gjitha ministritë duhet të respektojnë udhëzimet përkatëse të nxjerra nga Ministria e Financave, në pajtim me nenin 31 të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr. 09/2011.

Tabela 2.

Përmbledhje e Vlerësimit të Ndikimit Financiar

(000 Euro)

Viti aktual Viti 2 Viti 3 Viti 4

Opsioni 1

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 38

Page 39: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

Financimi i pritur nga donatorët

Opsioni 2

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

Financimi i pritur nga donatorët

Opsioni 3

Diferenca neto në alokimin e shpenzimeve

Diferenca neto në gjenerimin e të hyrave

Financimi i pritur nga donatorët

Kapitulli 7: Konsultimi

Konsultimi me ekspertë (jashtë Qeverisë, në universitete ose agjenci)Nevoja për ndryshimin e ligjit ka rrjedhur gjatë bashkëpunimit me Komunat, Ministritë, Institucinet tjera qeveritare, jo qeveritare, Gjykatat etj.

Gjatë hartimit të këtij koncept dokumenti Departamenti i Shpronësimin dhe Zyra për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme kanë konsultuar institucionet dhe organet e tjera relevante të cilët e mbulojnë fushën e shproënsimit.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 39

Page 40: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

Konsultime janë zhvilluar me Komunat, Drejtoritë për Kadastër, Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Agjencia Kosovare tëPrivatizimit, Avokaturën Shtetërore, Gjykatat të cilat merrën me çështje të shpronësimit. Ndryshimi i Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme është rekomanduar edhe në punëtoritë dhe debatete organizuara në të cilat kanë marrë pjesë të gjitha këto institucionet relevante të nivelit lokal dhe qëndrorë, agjencionet, institicionet gjygjësore, si dhe të gjitha Komunitetet e prekura nga shpronësimi. Mbështetje në hartimin e këtij Koncept Dokumenti ka dhënë Programi për të Drejta Pronësore i USAID-it, ndësa OSBE ka mbështetë organizimin e debateve Në procesin e hartimit të këtij dokumenti janë shkfrytëzuar rekomandimet e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore dhe analizat që i kanë parapri hartimit të Strategjisë Kombëtare për të drejtat Pronësore.

Kapitulli 8: Krahasimi i Opsioneve (vlerëso pasojat e secilit opsion)

Opsioni 1: Status quo (pa plotësim/ndryshime)

Alternativa të mos bëhet asgjë rezulton me probleme në zbatimin e Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205. Alternativa për ndryshimin e Ligjit do të kontribuonte në zbatimin e plotë të tij.

Nëse nuk bëhen ndryshim/plotësime në Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 do të vazhdojë të zbatohet siç është i shkruar dhe problemet e identifikuara do të vazhdojnë.

Opsioni 2: Ndryshimi i politikës ekzistuese (ndryshim plotesimi i Ligjit Nr. 04/L-188)

Ndryshimi i politikës ekzistuese përmes plotësim/ndryshimit të ligjit ekzistues Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205 do të adresojë problemet që janë hasur gjatë zbatimit të tij sikur deri më tani. Përmes ndryshimit të politikës ekzistuese synohet zgjatja e afateve në shumicën e rasteve për

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 40

Page 41: b) · Web viewLigji nr. 03/L –139 “për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme» (Ligji i Shpronësimit), ndryshuar e plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, rregullon të drejtën

shkak se me ligjin ekzistues cenohen të drejtat e zotëruesve të pronës, harmozimi i dispozitave me ligjet tjera dhe rregullimi më i qartë i dispozitave me qëllim të qartë për zbatimin e tyre. Ky është opsioni i rekomanduar, me cka edhe do të hapet rruga për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit aktual, me cka do te ndryshohen afatet dhe do të rregullohen dhe harmizohen procedurat me ligjet tjera në fuqi.

Kapitulli 9: Rekomandimi

Qeveria e Republikës së Kosovës të miratoj Koncept Dokumentin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, i opsionin2 të rekomanduar si më të favorshminpëërmes sëë cilit arrihen synimet dhe objektivat në fushën e shpronësimit. Aprovimi i këtij rekomandimi mundëson avancim në procesin e miratimit vendimeve për shpronësim, procedimin e tyre, dëgjimeve publike, procedurat e njoftimit të palëve, pagesa e interesit, kthimi i pronës së shpronësuar, ralimin e e të drejtave në ankesat kundër vendimit preliminar dhe përfundimtar etj

Kapitulli 10: Komunikimi

Komunikimi lidhur me ndryshimet e propozuara planifikohet pas ndryshimit dhe aprovimit të tij. Planifikohen aktivitete promovuese të ndryshimeve të Ligjit nëpër institucione, komuna, takime me qytetarë si dhe promovimi me publikime e fletushka.

Minsitria do të komunikoj dhe bashkëpunoj me të gjitha Institucionet qeveritare, ndërmarjet publike

Do të zhvillohen takime me Kreyetarët dhe Drejtoritë për Kadastër nëpër të gjitha Komunat e Kosovës;

Komunikimi do të bëhet menjëherë pas aprovimit të ligjit duke e promovuar nëpër komuna;

Do të bëhen shpallje publike nëpër komuna për të informuar popullatën e tyre me të drejtat e veta.

Koncept Dokument për Rregullimin e Fushës së Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme

Faqe 41