Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani...

26
1 MBUROJA.net Imam Ahmed Ibn Hanbel Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin Sprova e Uathiku Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil Grate dhe familja e tij Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit Ai eshte sheikh ul-Islam Ebu Abdullah, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Edh-Dhuhli, esh- Shajbani, el-Marzi, el-Bagdadi. Ai eshte lindur ne vitin 164 hixhri dhe filloi te kerkoje dije ne moshen 15 vjeçare. Dijetaret prej te cileve ai transmetoi perfshijne: Ibrahim Ibn Sad, Hushejm Ibn Beshir, Abbad Ibn Abbad el-Muhalabi, Mu'tamir Ibn Sulejman et-Tejmi, Sufjan Ibn Ujajnah el-Hilali, Umer Ibn Ubejd et-Tanafisi, Jusuf Ibn el-Maxhishun, Xharir Ibn Abdul-Hamid, Bishr Ibn el-Mufaddal, Ebu Bekr Ibn Ajjash, Abdah Ibn Sulejman, Abu Khalid el-Ahmer, Abu Muauijah ed-Darir, Maruan Ibn Muauijah, Gundar, Ibn Ulajjah, Hafs Ibn Gijath, el-Ualid Ibn Muslim, Jahja Ibn Sulejm, Jezid Ibn Harun, Ali Ibn Aasim, Uaki' Ibn el-Xherrah, Jahja el-Kattan, Abdul-A'la es-Sami, Abdurr-Rrahman Ibn Mehdi, Abdullah Ibn Numejr, Zejd Ibn el-Hubab, Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Abu Aasim, Abdurr-Rrazzak, Abu Nu'ajm, Affan, Jahja Ibn Aadam, Abu Abdur-Rrahman el-Mukri, Haxh-xhaxh Ibn Muhammed, Abdus-Samed Ibn Abdul-Uarith, Rauh Ibn Ubadah dhe Uahb Ibn Xharir. Ata qe transmetuan prej tij perfshijne: el-Bukhari [nje hadith te vetem], Muslimi, Ebu Daudi, djali i tij Salih Ibn Ahmed, djali i tij Abdullah Ibn Ahmed, djali i xhaxhait te tij Hanbel Ibn Is'hak, mesuesit e tij Abdurr-Rrazzaku, el-Hasan Ibn Musa el-Ashjab, dhe Ebu Abdullah esh-Shafi'i. Gjithashtu Ali Ibn el-Medini, Jahja Ibn Ma'in, Duhejm, Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli, Ahmed Ibn Furat, Ahmed Ibn Ibrahim ed-Dauraki, Abbas ed-Duri, Abu Zur'ah, Abu Hatim, Is'hak el-Kausaxh, Abu Bekr el-Ethrem, Ibrahim el-Harbi, Abu Bekr el-Marudhi, Abu Zur'ah ed-Dimashki, Bekijj Ibn Mekhlad,

Transcript of Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani...

Page 1: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

1 MBUROJA.net

Imam Ahmed Ibn Hanbel

Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin Sprova e Uathiku Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil Grate dhe familja e tij Jeta dhe sprovat e Imam Ahmedit

Ai eshte sheikh ul-Islam Ebu Abdullah, Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel, Edh-Dhuhli, esh-Shajbani, el-Marzi, el-Bagdadi. Ai eshte lindur ne vitin 164 hixhri dhe filloi te kerkoje dije ne moshen 15 vjeçare.

Dijetaret prej te cileve ai transmetoi perfshijne:

Ibrahim Ibn Sad, Hushejm Ibn Beshir, Abbad Ibn Abbad el-Muhalabi, Mu'tamir Ibn Sulejman et-Tejmi, Sufjan Ibn Ujajnah el-Hilali, Umer Ibn Ubejd et-Tanafisi, Jusuf Ibn el-Maxhishun, Xharir Ibn Abdul-Hamid, Bishr Ibn el-Mufaddal, Ebu Bekr Ibn Ajjash, Abdah Ibn Sulejman, Abu Khalid el-Ahmer, Abu Muauijah ed-Darir, Maruan Ibn Muauijah, Gundar, Ibn Ulajjah, Hafs Ibn Gijath, el-Ualid Ibn Muslim, Jahja Ibn Sulejm, Jezid Ibn Harun, Ali Ibn Aasim, Uaki' Ibn el-Xherrah, Jahja el-Kattan, Abdul-A'la es-Sami, Abdurr-Rrahman Ibn Mehdi, Abdullah Ibn Numejr, Zejd Ibn el-Hubab, Muhammed Ibn Idris esh-Shafi'i, Abu Aasim, Abdurr-Rrazzak, Abu Nu'ajm, Affan, Jahja Ibn Aadam, Abu Abdur-Rrahman el-Mukri, Haxh-xhaxh Ibn Muhammed, Abdus-Samed Ibn Abdul-Uarith, Rauh Ibn Ubadah dhe Uahb Ibn Xharir.

Ata qe transmetuan prej tij perfshijne:

el-Bukhari [nje hadith te vetem], Muslimi, Ebu Daudi, djali i tij Salih Ibn Ahmed, djali i tij Abdullah Ibn Ahmed, djali i xhaxhait te tij Hanbel Ibn Is'hak, mesuesit e tij Abdurr-Rrazzaku, el-Hasan Ibn Musa el-Ashjab, dhe Ebu Abdullah esh-Shafi'i. Gjithashtu Ali Ibn el-Medini, Jahja Ibn Ma'in, Duhejm, Muhammed Ibn Jahja edh-Dhuhli, Ahmed Ibn Furat, Ahmed Ibn Ibrahim ed-Dauraki, Abbas ed-Duri, Abu Zur'ah, Abu Hatim, Is'hak el-Kausaxh, Abu Bekr el-Ethrem, Ibrahim el-Harbi, Abu Bekr el-Marudhi, Abu Zur'ah ed-Dimashki, Bekijj Ibn Mekhlad,

Page 2: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

2 MBUROJA.net

Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami.

Me poshte eshte nje liste se çfare kane thene selefus-salih rreth Imam Ahmed Ibn Hanbel.

Ibrahim el-Harbi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin dhe ishte sikur Allahu kishte bashkuar per te dijen e te hershmeve dhe te voneshmeve nga njerezit."

Ibn Rahauaih ka thene:"Une ulesha me Ahmedin dhe Ibn Ma'inin dhe ne studionim hadithin. Une thoja:"Kush eshte fik'hu i tij [hadithit]? Ç'kuptim ka? E ata te gjithe heshtnin perveç Ahmedit."

Uaki dhe Hafs el-Gijath thane:"Asnje nuk ka ardhur ne Kufah si puna e ketij djaloshi, duke nenkuptuar me kete Ahmed Ibn Hanbelin. Jahja Ibn Aadam ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli eshte Imami yne."

Jahja el-Kattan ka thene:"Nuk ka ardhur tek ne askush si keta te dy, Ahmedi dhe Jahja Ibn Ma'in. Dhe askush nuk ka ardhur prej Bagdadit dhe qe une e dua shume si Ahmedi.

Abdur-Rrahman Ibn Mehdi permendi pasuesit e hadithit dhe ka thene:"Me i dijshmi prej tyre rreth haditheve te eth-Theurit eshte Ahmed Ibn Hanbeli." E pastaj erdhi Ahmedi e Ibn Mehdi ka thene:"Kushdo qe deshiron te shohe [diturine] qe ka qene mbi shpatullat e eth-Theurit, le te shikoje kete njeri."

Ibn Mehid ka thene:"Nuk e kam pare Ahmedin veçse me ka bere qe te kujtoj Sufjanin [eth-Theurin]."

Nuh Ibn Habib el-Kumasi ka thene:"E pershendeta Ahmedin ne vitin 198 hixhri ne xhamine el-Khajf, dhe ai po jepte pergjigje fetare [fetua]."

Ahmed Ibn Sinan el-Kattan ka thene:"Nuk e kam pare Jezid [Ibn Harunin] te kete me shume respekt ndaj ndokujt sesa ndaj Ahmed Ibn Hanbelit, as nuk u sillte me fisnikerisht me ndokend sesa u sillte me te. Ai ulej ne anen e tij, e respektonte ate, dhe nuk bente shaka me te."

Abdurr-Rrazzaku ka thene:"Nuk kam pare askend qe te kete me shume dituri dhe kuptim e as me shume devotshmeri sesa Ahmedi." edh-Dhehebiu ka thene:"Ai e tha kete duke qene se ka pare njerez te llojit te eth-Theurit, Malikut dhe Xhurejxhit."

Kutejbah Ibn Sa'id ka thene:"Njeriu me i mire i kohes sone eshte Abdullah Ibn el-Mubarak dhe ky djalosh [Ahmed Ibn Hanbeli] - dhe neqoftese shikon nje njeri qe e do Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit. Sikur te kishte arritur kohen e eth-Theurit, el-Auzait dhe el-Lejthit, ai do te ishte perpara tyre." I eshte thene Kutejbas:"A do ta permendesh Ahmedin ne mesin e tabi'ineve?" Ai ka thene:"Ne mesin e me te medhenjve prej tabi'ineve."

Page 3: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

3 MBUROJA.net

Kutejbah ka thene:"Sikur te mos ishte eth-Theuri, devotshmeria do te kishte vdekur; dhe sikur te mos ishte Ahmedi, ata do te benin risi ne fe. Ahmedi eshte Imami i botes."

Humurlah ka thene:E degjova esh-Shafi'iun duke thene:"U largova nga Bagdadi dhe nuk lashe pas meje njeri me te persosur, me te ditur, me te mire ne fik'h, qe kishte shume takua [devotshmeri] sesa Ahmed Ibn Hanbelin."

Muhammed Ibn Is'hak el-Rauaiah ka thene:Babai im me transmetoi mua duke thene:Ahmed Ibn Hanbeli me tha mua:"Eja me mua te te tregoj dikend qe nuk ka te ngjashem." E ai me dergoi tek esh-Shafi'iu. Babai im ka thene:"Dhe esh-Shafi'i nuk kishte pare te ngjashem me Ahmedin, dhe sikur te mos ishte per Ahmedin dhe sesi e sakrifikoi ai veten, ne diten e fitnes rreth Kur'anit, atehere Islami do te ishte larguar."

Ali el-Medini ka thene:"Sipas mendimit tim, Ahmedi eshte me i persosur se Sa'id Ibn Xhubejri ne kohen e tij, meqenese kishte te ngjashem me Sai'din."

Ali el-Medini gjithashtu ka thene:"Allahu e nderoi dhe e forcoi kete fe me es-Siddikun [Ebu Bekrin] ne diten e apostacise, dhe me Ahmedin ne diten e fitnes [el-Mihnah]."

Ibn Ma'in ka thene:"Une nuk kam pare si Ahmedi," e ai gjithashtu ka thene:"Ata donin qe une te isha si Ahmedi, por pasha Allahun, une kurre nuk mund te behem si ai." Ebu Theuri ka thene:"Ahmedi eshte me i ditur ne fik'h sesa eth-Theuri."

Haxh-xhaxh Ibn esh-Sha'ir ka thene:"Une nuk kam pare askend me te mire sesa Ahmedin. Do te doja sikur te kisha vdekur ne rrugen e Allahut, sikur kjo te me kishte larguar qe te falja xhenazen e Ahmedit. Pasha Allahun, ai arriti nje pozite Imami me te larte sesa Sufjani dhe Maliku."

Amr en-Nekid ka thene:"Nese Ahmedi bie dakord me mua rreth nje hadithi, nuk me behet vone se kush nuk bie dakord me mua."

Ebu Hatim eshte pyetur se kush ishte qe ka mbajtur permendesh me mire, Ali el-Medini apo Ahmed Ibn Hanbeli, e ai ka thene:"Ata jane afer njeri-tjetrit ne lidhje me te mesuarit permendesh, por Ahmedi ka te kuptuar me te mire [te haditheve]. Nese shikon dike qe e do Ahmedin, atehere dije se ai eshte nje person i Sunnetit."

Ebu Zur'ah ka thene:"Ahmedi ishte me i madh, dhe kishte te kuptuar me te mire sesa Is'haku. Nuk kam pare askend me te formuar [me te persosur] sesa Ahmedin."

Ebu Umejr en-Nuhas er-Ramli permendi Ahmedin e ka thene:"Allahu e meshirofte ate. Askush nuk kishte me shume durim ne te resistuarit dun'jase sesa ai; askush nuk i ka gjasuar atyre te kaluarve si ai; askush nuk ka me merite per te qene ne shoqerim te te drejteve si ai. Kjo bote i doli atij perpara e ai e refuzoi, dhe bidatet dolen para atij e ai i kundershtoi."

Page 4: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

4 MBUROJA.net

Ibn Uarah ka thene:"Ahmedi ishte nje njeri fik'hu, nje njeri qe mesonte permendesh, nje njeri diturie."

en-Nesai ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli grumbulloi diturine e hadithit, fik'hut, devotshmerise, zuhdit dhe durimit [sabrit]."

Ebu Daudi ka thene:"Mbledhjet e Ahmedit ishin mbledhje te akhiretit. Asgje nga gjerat e kesaj bote nuk permendte, dhe asnjehere nuk e kam degjuar ate te permendi kete bote."

Salih Ibn Muhammed Xhazarah ka thene:"Njeriu qe kishte kuptuar me mire hadithin nga ata qe kam takuar eshte Ahmed Ibn Hanbeli."

Ali Ibn Khalef ka thene:Degjova el-Humejdin qe ka thene:"Persa kohe qe une jam ne Hixhaz, Ahmedi ne Irak, Ibn Rahauaih ne Khurasan, asnjeri nuk do te na e kaloje neve."

Ibn Uarah ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli ne Bagdad, Ahmed Ibn Salih ne Egjipt, Ebu Xhaferr en-Nufejline Harran dhe Ibn Numejr ne Kufa - ata jane mbartesit e fese."

Ebu Jahja en-Nekid ka thene:Ne ishim me Ibrahim Ibn Ar'arah dhe ata permenden Ja'la Ibn Asim, dhe nje njeri ka thene:"Ahmed Ibn Hanbeli thote qe ai eshte daif." E nje njeri tjeter ka thene:"E çfare demi do t'i behet atij nese ai eshte i besueshem?" Keshtu qe Ibn Ar'arah ka thene:"Pasha Allahun, nese Ahmedi do te fliste per Alkamen dhe el-Asuadin [dy nga tabi'inet me te medhenj] do t'i prekte ata."

Ibrahim el-Harbi ka thene:"Dijetari i kohes se tij ishte Se'id Ibn el-Musajjib, Sufjan eth-Theuri ne kohen e tij, dhe Ahmed Ibn Hanbeli ne kohen e tij."

el-Husejn el-Kerabisi ka thene:"Shembulli i atyre qe flasin kundra Ahmed Ibn Hanbelit eshte si shembulli i njerezve qe mundohen te shkaterrojne malin e Ebu Kubejsit me kepucet e tyre."

Salih Ibn Ahmed ka thene:I thashe babait tim [Ahmed Ibn Hanbelit]:"Ahmed ed-Deurakit i kane dhene 1000 dinare." E ai me ka thene:"O djali im - Ue rrizku Rrabike khajrru ue ebka - dhe furnizimi i Zotit tend eshte me i mire e i perjetshem." Ta Ha 20:131

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim duke thene rreth kesaj bote:"Pak prej saj eshte e mjaftueshme, dhe shume prej saj nuk eshte e mjaftueshme."

el-Marudhi ka thene:Hyra, dhe me Ahmed Ibn Hanbelin ishte nje kristian dhe kristiani i tha atij:"Kam patur deshire te te takoja prej vitesh. Prania jote nuk eshte vetem ne dobi te Islamit por ne dobi te te gjithe krijesave, dhe nuk ka asnje prej shokeve tane veçse eshte i kenaqur me ty." E keshtu une i tashe Ebu Abdullahit:"Uroj qe lutje te behen per ty ne çdo qytet." E ai ka thene:"O Ebu Bekr, kur nje njeri e njeh veten e tij, fjalet e njerezve nuk i bejne dobi atij."

Page 5: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

5 MBUROJA.net

Abbas ed-Duri ka thene:Ali Ibn Fezerah, fqinji yne, na transmetoi neve duke thene:"Mamaja ime nuk kishte mundesi te ecte per rreth njezet vjet, e nje dite ajo me tha mua:"Shko tek Ahmed Ibn Hanbel e thuaji atij te beje dua per mua." Keshtu une shkova e trokita ne dere, e ai ishte ne korridor. Ai ka thene:"Kush eshte atje? Une thashe:"Nje njeri nena e te cilit ka kerkuar qe te te kerkoje te lutesh per te. Ajo eshte e paralizuar." Dhe e degjova ate te me pergjigjej sikur te ishte zemeruar:"Ne kemi me shume nevoje qe ajo te beje dua per ne." Keshtu u largova nga ai dhe nje plake erdhi e me ka thene:"Ti e le ate, e ai [Ahmedi] eshte duke bere du'a per te [nenen tende]." E keshtu shkova ne shtepine time e trokita dhe nena ime erdhi duke ecur." edh-Dhehebi ka thene:"Kjo ngjarje eshte tansmetuar nga Abbasi nga dy transmetues te besueshem."

el-Marudhi ka thene:Ahmedi me tha mua:"Nuk e kam shkruar hadithin veçse e kam vepruar ate, deri ne ate grade sa qe kur me erdhi se Profeti ,salallahu alejhi ue selam, kishte hequr gjakun e keq [kupuar] veten dhe i dha Ebu Tejbes nje dinar, une i dhashe atij qe me nxorri gjakun e keq nje dinar."

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:E degjova babain tim qe ka thene: Esh-Shafi'i ka thene:"O Ebu Abdullah, nese ndonje hadith eshte i vertete sipas teje, atehere me njofto qe une te kapem e te veproj sipas tij. Ti ke me shume dije sesa ne rreth haditheve te verteta. Keshtu qe nese ndonje hadith eshte i vertete, atehere me lajmero mua, qe une ta pranoj ate, qofte ai i transmetuar prej Kufes, Basras apo Shamit."

Ibn Rahauaih ka thene:"Ndersa Ahmed po udhetonte per te Abdurr-Rrazzaku iu mbaruan parate. E keshtu ai u fut ne pune per disa udhetare me deve derisa arriti ne San'a. Shoket e tij ishin te gatshem ta ndihmonin me para por ai refuzoi."

Jahja Ibn Ma'in ka thene:"Nuk kam pare te ngjashem me Ahmedin. E kemi shoqeruar ate per pesedhjete vjet e ai asnjehere nuk u mburr me te mirat qe kishte si cilesi."

Abdullah Ibn Ahmed ka thene:"Babai im e kishte zakon qe te lexonte nje te shtaten e Kur'anit çdo dite, dhe ai flente pak pas namazit te Isha-se [jacise] Pastaj ai zgjohej dhe falte namaz e bente du'a deri ne sabah."

Ahmed ed-Deuraki ka thene:"Kur Ahmed Ibn Hanbeli u kthye nga Abdurr-Rrazzaku, vura re se ai dukej shume i dobet ne Mekke dhe ai ishte i lodhur e i rraskapitur. I fola atij e ai ka thene:"Kjo eshte pavlere ne krahasim me perfitimin qe kemi fituar prej Abdurr-Rrazakut."

el-Marudhi ka thene:"Kur Ebu Abdullahi perkujtonte vdekjen, perkujtimi i saj e prekte ate shume, dhe thoshte:"Frika me ndalon mua prej ushqimit e pijes. Dhe kur une perkujtoj vdekjen, çdo gje e kesaj bote behet e pavlere. Eshte veçse pak ushqim, pak veshje e disa dite te caktuara. Nuk e krahasoj asgje me varferine. Dhe sikur te kisha mundesi do t'u largoja qe mos te me permendnin njerezit mua." Dhe ai ka thene:"Do te deshiroja te jetoja si nje i panjohur ne malet e Mekkes. Jam sprovuar me fame. Me te vertete po e kerkoj vdekjen dite e nate."

Page 6: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

6 MBUROJA.net

Ahmedi ka thene:"Kush merret me kelam nuk do te perparoje, dhe nuk do te mundet te jete tjeter veçse Xhehemi."

el-Marudhi ka thene:"Nuk e kam pare te varferin te nderohet me shume sesa ne grumbullimet e Ahmedit. Ai i jepte perparesi atyre, dhe nuk ishte shume i dhene pas njerezve te dun'jase. Ai ishte bujar dhe durimtar, e nuk ishte person i ngutshem. Ai ishte njeri modest dhe me cilesi te qeta e me durim fisnik. Kur ulej per fetua pas namazit te Asrit [ikindise] ai nuk fliste derisa te pyetej, dhe kur shkonte ne xhamine e tij ai nuk qendronte perpara njerezve."

Ebu Bekr el-Marudhi ka thene:"Ebu Abdullahi nuk sillej me injorance dhe sikur ndonjeri te sillej me te me injorance, ai bente durim dhe nuk ia vinte re, dhe thoshte:"HasbijaAllah - Allahu eshte i mjaftueshem". Ai nuk ishte nje njeri i merzitshem e as nuk ishte i ngutshem. Ai ishte modest dhe me karakter te mire. Ai ishte gjithmone me pamje te gezueshme dhe ishte i sjellshem; as i rende as i ashper. Ai donte per hir te Allahut dhe urrente per hir te Allahut. Nese ishte ndonje gje qe kishte te bente me fene, ai zemerohej. Dhe ai ishte durimtar nga e keqja e fqinjve."

Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shpesh e degjoja babain tim duke recituar suren el-Kehf, dhe shume shpesh e degjoja duke thene:"O Allah na ruaj, na ruaj."

el-Marudhi ka thene:"E pashe Ebu Abdullahin ne namaz ne nje recitim te gjate, e gjatesia e tij ishte sa gjysma e nates, deri afer sabahut, dhe e pashe ate duke u falur ne mes te Magribit [akshamit] dhe Ishase [jacise]."

er-Rramadi ka thene:E degjova Aburr-Rrazzakun, dhe kur Ahmedi u permend syte e tij u mbushen me lote dhe ai tha:"Me erdhi lajmi se ai kishte ngelur pa para [leke], keshtu qe mora 10 dinare dhe ia ofrova atij. E ai buzeqeshi e ka tha:"O Ebu Bekr, sikur te pranoja diçka prej njerezve do te pranoja prej teje." Por ai nuk pranoi asgje prej meje [ne lidhje me parat, sepse Abdurr-Rrazzaku ishte nga muhaddithet dhe dijetaret e asaj kohe, e Ahmedi pranonte dijen e tij por jo parate e tija. sh.p]

Ahmed Ibn Shihab el-Isfarajni ka thene:"Degjova Ahmedin kur ai u pyet se nga kush duhet te degjojme dhe te shkruajme hadith, e ai tha:"Merrni nga Hannad dhe Sufjan Ibn Uaki, dhe ne Mekke nga Ibn Ebi Umer. Dhe kini kujdes e mos shkruani asgje nga ata prej grupeve te sekteve te risuara. Merrni nga pasuesit e hadithit dhe Sunnetit."

Ne lidhje me sproven rreth Kur'anit

Salih Ibn Ahmedi ka thene:Degjova babain tim duke thene:Kur hyme tek Is'hak Ibn Ibrahim qe te na testoje, ai na lexoi neve proklamimin e atij qe kishte shkuar ne Tarsus... duke nenkuptuar el-Ma'munin... dhe nga ajo qe na lexoi neve ishte:

"Lejse ke mithlihi shej - Asgje nuk eshte si Ai" Suratul Shurah 41:11

Page 7: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

7 MBUROJA.net

[1] Thenia se Kur'ani eshte i krijuar u shpik nga Bishr el-Maresi, dhe per shkak te ketij bidati halifah err-Rrashidi u betua se po ta zinte Bishrin do ta vriste. Sidoqofte, halifalel-Ma'mun studioi kelamin dhe ishte nen mesimin e disa prej Mu'tezilive qe ia mesuan kete thenie atij, derisa ai e beri te veten, dhe thirri njerezit tek kjo thenie, dhe beri sproven el-Mihnah per te.

dhe:"Hue Khaliku kul-li shej – Ai eshte Krijuesi i gjithçkaje." el-En'am 6:102

E une thashe:"Ue hue Semi'ul Basir - Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." [Surah esh-Shurah 42:11]

Salih ka thene:"Atehere njerezit u vune ne sprove, dhe ata qe kundershtuan qe te binin dakord u kercenuan me burgim. Keshtu, te gjithe rane dakord perveç katerve: babait tim, Muhammed Ibn Nuh, el-Kauariri dhe el-Hasan Ibn Hammad Sexhedah. Dhe keta dy te fundit rane dakord perveç babait tim dhe Muhammed Ibn Nuhit, te cilet qendruan ne burg per disa dite. Pastaj urdheri erdhi nga Tarsusi dhe ata u derguan te lidhur me zinxhire se bashku."

Abbas ed-Duri ka thene:E degjova Xhaferr el-Enbarin duke thene:Kur Ahmedi u dergua tek Ma'muni, degjova rreth kesaj e kalova Eufratin dhe shkova tek ai, dhe e gjeta ate te ulur ne nje dhome te vogel. E pershendeta ate me selam e ai tha:"O Ebu Xhaferr, e ke munduar veten [duke ardhur per te me takuar. sh.p]." E une i thashe:"Ti sot je nje koke qe njerezit e ndjekin. Pasha Allahun, nese ti leshon pe e thua qe Kur'ani eshte i krijuar, atehere edhe njerezit do te thone qe Kur'ani eshte i krijuar; e nese ti kundershton, shume njerez do kundershtojne. E edhe neqoftese njeriu [Ma'muni] nuk te vret, ti padyshim perseri do te vdesesh, dhe vdekja eshte diçka e sigurt. Keshtu qe ki frike Allahun e mos lesho pe." Keshtu Ahmedi filloi te qaje dhe ka thene:"MashaAllah - Ashtu siç do Allahu" dhe me ka thene:"O Ebu Xhaferr, ma perserit çfare the." Keshtu qe une ia thashe dhe njehere, dhe ai ka thene:"Ashtu siç do Allahu."

el-Fadl Ibn Zijad ka thene:E degjova Ahmed Ibn Hanbelin ne diten e para qe Is'haku e sprovoi ate, pasi ai [Is'haku] u largua, dhe kjo ishte ne Xhumadal Akhirah te vitit 218 hixhri. Ai u ul ne vendin e tij te faljes, dhe nje grup njerezish e pyeten ate se kush kishte rene dakord. Sikur kjo te ishte barre e rende per te... ai tha:"Asnje nga shoket tane nuk ka rane dakord, dhe te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai permendi ata qe rane dakord me ate çka thoshte shumica, dhe ata qe thane:"Kjo eshte diçka e re, bidat." Ai i sprovoi ata nga nje here kurse mua dy here. Ai me tha:"Çfare thua per Kur'anin? Une thashe:"Eshte Fjala [e Folme] e Allahut, nuk eshte i krijuar." Ai me detyroi te ulem ne qoshe dhe i pyeti te tjeret. Pastaj me thirri perpara vetes e me pyeti perseri, dhe perdori pjese nga te cilat nuk eshte kuptimi i qarte, keshtu qe une i thashe:"Lejse ke mithlihi shej, Ue huues-Semi'ul Basir - Asgje nuk eshte si Ai, Ai eshte Degjuesi, Shikuesi." Surah esh-Shurah 42:11

Keshtu, ai me tha mua:"Çfare eshte es-Semi'ul Basir [Degjuesi, Shikuesi]?" Une i thashe:"Çfare eshte Ai, me i Larti?"

Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ne Er-Rrakkah ata filluan te permendin Ebu Abdullahin rreth lejimit te renies dakord qe te shpetosh vetveten, dhe transmetimeve rreth kesaj çeshtjeje. Keshtu qe ai ka thene:"E, çfare do te beni pastaj me hadithin e Khabbabit:"Prej atyre qe

Page 8: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

8 MBUROJA.net

erdhen para jush nje njeri u pre ne dysh, me sharre, por kjo nuk e beri qe ai te le fene e tij." [Transmetohet nga Ahmedi, Bukhari dhe Ebu Daudi] Keshtu ne hoqem dore me te. "Dhe ai ka thene:"Mua nuk me behet vone per burgim, meqenese ai [burgu] dhe shtepia ime jane njelloj, as se mund te me prejne koken, por kam frike nga sprova e kamxhikut." Nje i burgosur tjeter e degjoi kete dhe i ka thene:"Mos u shqeteso, o Ebu Abdullah, sepse do te jene vetem 2 goditjet e para e pas kesaj nuk do t'i ndjesh me goditjet." E ai sikur u qetesua prej kesaj.

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im dhe Muhammed Ibn Nuh u derguan ne Bagdad te lidhur me zinxhire. Ne shkuam me ata tek el-Anbari. Atehere, Ebu Bekr el-Ahual pyeti babain tim:"O Ebu Abdullah, nese ata te kercenojne me shpate a do te biesh dakord?" Ai iu pergjegj:"Jo." Atehere, ata u moren dhe e degjova babain tim te thote:"Na derguan ne er-Rahbah. Atje arritem ne mes te nates, dhe nje njeri erdhi tek ne dhe pyeti:"Kush nga ju eshte Ahmedi?" Iu tha atij:"Ky." Ai i tha kujdestarit te deveve:"Qendro aty!" e pastaj tha:"O ti, çfare demi do te te behet ty nese te vrasin e ti hyn ne Xhennet?" Pastaj ai tha:"Mbeshtetem ne Allahun qe te te ruaje," dhe iku. Une pyeta per te dhe me thane mua se ai eshte nje arab beduin nga fisi i Rabi'as qe ben rrobe ne shkretetire. Ai quhet Xhabir Ibn Amir dhe thuhet se eshte njeri i mire.

Ibrahim Ibn Abdullah ka thene:Ahmed Ibn Hanbeli ka thene:"Nuk kam degjuar fjale me prekese e te fuqishme qe prej kur kam rene ne kete sprove sesa thenia e beduinit ne Rahbah Tauk. Ai ka thene:"O Ahmed, nese vdes per te verteten do te vdesesh si shehid [deshmor], e nese jeton do te jetosh nje jete te lavdishme." E kjo me forcoi zemren."

Vdekja e Ma’munit dhe zevendesimi i tij me Mu’tesimin

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im ka thene:"Atehere ne vazhduam per tek Adhana dhe ikem ne mes te nates. Dhe kur u hap dera e qytetit, nje njeri lajmeroi:"Lajme te mira. Njeriu ka vdekur," duke nenkuptuar Ma’munin. Babai im ka tha:"E une i isha lutur Allahut qe te mos ta takoja ate [Ma’munin]."

Salih ka thene:"Kur babai im dhe Muhammed Ibn Nuh arriten ne Tarsus, ata u kthyen ne er-Rrakkah, dhe hipen ne nje anije. E kur arriten ne ‘Aanah, Muhammed Ibn Nuh vdiq, zinxhiret e tij u hoqen dhe babai im fali xhenazen per te."

Hanbeli ka thene:Ebu Abdullahi ka thene:"Nuk kam pare asnje, duke marre parasysh moshen e tij te re dhe diturine, qe qendroi me i forte per hir te Allahut sesa Muhammed Ibn Nuhu. Shpresoj qe veprat e tija te jene vulosur me te mira. Nje dite, ai me tha mua:"O Ebu Abdullah, pasha Allahun, pasha Allahun. Ti nuk je si une. Ti je nje njeri qe ndiqesh [nga njerezit]. Njerezit zgjasin qafat e tyre per te pare se çfare ben ti. Keshtu qe ki frike Allahun, dhe qendro i forte per hir te Allahut." Ose me tha diçka te afert me kete, e pastaj ai vdiq, e une e fala xhenazen per te dhe e varrosa." Mendoj se ai tha ne Aanah.

Page 9: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

9 MBUROJA.net

Salih ka thene:"Dhe babai im u dergua ne Bagdad ne zinxhire dhe qendroi disa dite te Jasirijah. Pastaj ai u burgos ne nje shtepi te marrur me qira nga shtepia e Umaras. Pastaj ai u dergua ne burgun e pergjithshem ne rrugen Mausilijjah, dhe tha:"Une i prija te burgosurit ne namaz ndersa ishim te lidhur me zinxhire. Atehere ne Ramadan te vitit 219 hixhri..." Une them:"Kjo ishte 14 muaj pas vdekjes se Ma’munit...", "... une dergova tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit, minister i Bagdadit."

Kurse Hanbeli ka thene:"Ebu Abdullahi ishte burgosur ne shtepine e Umaras ne Bagdad, tek shtepiza e Emir Muhammed Ibn Ibrahimit, vellait te Is’hak Ibn Ibrahimit, dhe ai ishte i ngushtuar shume ne kete burgosje dhe u semur ne muajin e Ramadanit. E pas pak kohe u transferua ne burgun e pergjithshem. Ai qendroi ne burg per 30 muaj. Ne shkonim tek ai dhe ai na lexonte librin el-Irxha dhe libra te tjere ne burg. E pashe ate duke prire ata [te burgosurit] ne namaz. E nxirrte kemben nga pranga kryesore gjate namazit dhe kur flente."

Salih Ibn Ahmedi ka thene:Babai im ka thene:"Çdo dite dy burra vinin tek une, njeri quhej Ahmed Ibn Ahmed Ibn Rabah dhe tjetri Ebu Shuajb el-Haxh-xham. Ata nuk pushonin se debatuari me mua, dhe kur ata mbaronin, kerkonin nje prange hekuri, e une kisha kater ne kembet e mia. Dhe ne diten e trete, ai erdhi dhe debatoi me mua, e une thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Keshtu qe ai tha:"Eshte e krijuar." E une i thashe:"Ti ke mohuar Allahun." I Derguari i Is’hak Ibn Ibrahimit qe ishte i pranishem tha:"Ky eshte nje njeri i derguar nga Emirul Mu’minin." Une i thashe:"Ai ka bere kufr [ka mohuar]." Dhe ne naten e katert el-Mu’tasimi urdheroi Is’hakun qe te shkoje tek ai, e une shkova tek Is’haku. Ai me tha:"O Ahmed, pasha Allahun, do te humbesh jeten tende. Ai nuk do te vrase ty me shpate. Ai deshiron, nese ti nuk bie dakord me te, qe te te godase me kamxhik, dhe te vrase ne nje vend qe ti nuk sheh as diell as hene. A nuk thote Allahu:

"Inna xhe’alnahu Kuranen arabijja - Ne e kemi bere kete Kur'an arabisht." Suratul Zukhruf 43:30

A ka mundesi qe diçka qe eshte "e bere," te jete diçka tjeter veçse e krijuar? Keshtu qe une i thashe:

”Fexhe’alehum ke’asfim-me’kul - Dhe i beri ata si gjeth i grimcuar." Suratul Fil 105:5

”A i beri Ai ata [siç beri ate [Kuranin]?" E ai heshti. Kur arritem tek nje vend i njohur si "Hyrja e Kopshtit", me morren e me hipen ne nje kafshe udhetuese te lidhur me zinxhire. Asnje nuk me mbante mua dhe me shume se nje here pothuajse sa nuk rashe me fytyre ne toke per shkak te peshes se rende te zinxhireve. Keshtu une u dergova ne shtepine e el-Mu’tasimit dhe me futen ne nje dhome. Pastaj me derguan tek nje shtepi e veçante dhe ma mbyllen deren. Ishte mesi i nates dhe nuk kishte qiri. Doja te merrja wudu [abdes] dhe zgjata duart e mia dhe gjeta nje ene me uje. Mora abdes dhe fala namaz. Pastaj ne mengjes mora nje litar dhe lidha zinxhiret me te, qe ta kisha me lehte t’i terhiqja ato dhe te siguroja rrobet e mia. Atehere, i derguari i Mu’tasimit me tha:"Pergjigju thirrjes se tij!" dhe me dergoi ne nje dhome ku ishte ai, dhe une po mbaja litarin te lidhur me zinxhire.

Page 10: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

10 MBUROJA.net

Iu afrova atij e ai ishte ulur, dhe Ahmed Ibn Ebi Duued ishte i pranishem dhe kishte mbledhur nje pjese te madhe te shokeve te tij. Dhe el-Mu’tasimi tha:"Afrohu! afrohu! Dhe vazhdoi duke e thene kete derisa isha afer tij, dhe me tha:"Ulu!" dhe une u ula, e prangat me rendonin shume. Une qendrova ashtu per pak, e pastaj thashe:"A me lejon te flas?" Ai me ka thene:"Flit." Une thashe:"Cila ishte thirrja e te Derguarit te Allahut?" Ai heshti per pak dhe tha:"Deshmia se asnje nuk ka te drejte te adhurohet perveç Allahut." Keshtu qe une thashe:"Une deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut." Pastaj i thashe:"Gjyshi yt, Ibn Abbasi, ka thene:"Kur delegacioni i Ebul Kajsit erdhi tek i Derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, ata e pyeten ate per Imanin, e ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"A e dini ju se ç’eshte Islami?" Ata thane:"Allahu dhe i derguari i tij e dine me se miri." Ai, salallahu alejhi ue selem, tha:"Deshmia se nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Allahut, dhe te falesh namazin, te japesh zekatin, dhe te japesh nje te pesten e plaçkes se luftes." [Transmeton Bukhari, Muslimi] Keshtu, el-Mu’tasimi tha:"Sikur mos te kisha gjetur te arrestuar nga ai qe ishte para meje, nuk do te kisha marre ty." Atehere, ai tha:"O Abdurr-Rrahman Ibn Is’hak, a nuk te thashe qe t’i japesh fund kesaj çeshtjeje?" Une thashe:"Allahu Ekber! Kjo do te jete nje e mire per muslimanet." Pastaj ai u tha atyre:"Debato dhe flit me te, o Abdurr-Rrahman." E keshtu ai me tha:"Çfare thua ti per Kur'anin?" Une i thashe:"Çfare thua ti per Diturine e Allahut?" Ai heshti. E njeri prej tyre me tha mua:"A nuk ka thene Allahu i Madheruar:

"Allahu Khaliku kul-li shej - Allahu eshte Krijuesi i gjithçkaje." Surah er-Rra’d 13:16

"A nuk eshte Kur'ani diçka?" Keshtu qe une i thashe:Allahu thote:

"Tudem-mirru kul-le shej - Shkaterroi çdo gje." Suratul Ahkaf 46:25

"Keshtu Ai shkatarroi çdo gje perveç çfare Allahu deshiroi [qe te mos shkaterrohet]." Njeri prej tyre tha:

"Ma jetijhim-min dhikrim-mirr-rrabihim muhdethin... - Nuk u vjen atyre asnje keshille e re nga Zoti i tyre..." Suratul Enbija 21:2

"A ka diçka qe eshte "e re" veçse eshte e krijuar?"

Keshtu qe une i thashe:

"Sad. Uel Kur'ani dhi-dhikr - Sad. Pasha Kuranin e mbushur me keshilla." Suratul Sad 38:1

edh-Dhikr eshte Kur'ani, kurse ajo tjetra nuk ka ‘el’ [nyje shquese]."Njeri prej tyre permendi hadithin e Imran Ibn Husejnit:"Allahu krijoi Dhikrin...", e une i thashe:"Ky eshte nje gabim, me shume se nje njeri na e ka transmetuar neve:"Allahu e shkruajti Dhikrin..." [Transmetohet nga Bukhari] Dhe ata u munduan te perdorin hadithin e Ibn Mes’udit:"Allahu nuk ka krijuar as Xhennetin, as Xhehennemin, as qiellin, as token, me te madh se Ajeti Kursij." E keshtu une u thashe:"Krijimi i referohet Xhennetit, Xhehennemit, qiellit dhe tokes, e jo Kur'anit." Njeri prej tyre tha:"Hadithi i Khabbabit": O ti e ti, afrohu tek Allahu me çfare te kesh mundesi, dhe ti nuk

Page 11: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

11 MBUROJA.net

do te kesh mundesi t’i afrohesh me shume Atij me diçka me te dashur tek Ai sesa Fjala e Tij." E une i thashe:"Kjo eshte ashtu siç eshte."

Salih ka thene:Ibn Ebi Duued shikonte me zemerim babain tim, dhe babai im tha:"Njeri mund te flase e une do ta mund, dhe dikush tjeter mund te flase e une do ta mund." Dhe kur ndonjeri prej tyre u mundte, Ibn Ebi Dueedi thoshte:"O Emirul Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte i humbur, qe humb te tjeret, nje bidatçi." Dhe ai thoshte:"Fliti atij, debato me te." E keshtu dikush fliste me mua e une e mundja, pastaj prape dikush tjeter fliste me mua e une e mundja. Dhe kur ata heshtnin, el-Mu’tasimi thoshte:"Mjere per ty, o Ahmed, çfare po thua?" Une thoja:"O Emirul Mu’minin, me jepni diçka nga Kur'ani ose nga Sunneti i te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selem, qe te flas sipas tyre." Ahmed Ibn Ebi Duued tha:"A ti flet vetem çfare eshte ne Liber e ne Sunnet?" Une thashe:"Ti po rrotullon fjalet e mia dhe ti e di kete shume mire. Une nuk kam thene asgje per çka do te burgosesha ose te me viheshin prangat."

Hanbeli ka thene: Ebu Abdullahi tha:"Ata thane gjera shume te keqia kunder meje, saqe zemra ime nuk i mban dot ato, as gjuha ime nuk mund t’i flase ato. Ata kundershtuan hadithet, dhe une nuk mendoja se ishin ne kete gjendje derisa i degjova, dhe ata e ngriten zerin duke thene: “Kundershtari thote keshtu e ashtu." Dhe une perdora Kur'anin si prove kundra thenieve te tyre, me thenien e tij:

"Ja ebeti, lime ta’budu ma la jesme’u ue la jubsir? - O babai im, pse adhuron ate qe nuk degjon as nuk shikon?" Suratul Merjem

"A e mohoni kete?" Ata thane:"Ai ka bere krahasim, o Emirul Mu’minin, ai ka bere krahasim."

Muhammed Ibn Ibrahim el-Bushanji ka thene:"Disa nga shoket tane me transmetuan se Ahmed Ibn Ebi Duued u kthye nga Ahmedi qe te flase me te, por ai [Ahmed Ibn Hanbeli] nuk u kthye nga ia, e el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, a nuk do te flasesh me Ebu Abdullahin [Ahmed Ibn Ebi Duuedin]? Une thashe:"Une nuk e njoh ate te jete prej atyre qe kane dije, qe t’i flas atij." Salih tha:"Atehere, el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pasha Allahun, une uroj te miren per ty, dhe shqetesohem per ty ashtu siç shqetesohem per djalin tim, Harunin. Pra çfare thua?" Une i thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu, kur mbledhja u zgjat shume, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe te largohen. Ai me mbajti mua se bashku me Abdurr-Rrahman Ibn Is’hakun qe te fliste me mua, dhe me tha:"Mjere ti, pergjigjmu mua!" Dhe tha:"Mjere ti, a nuk vjen ti tek ne?" Keshtu qe Abdurr-Rrahmani i tha:"O Emirul Mu’minin, une e kam njohur ate per 30 vjet. Ai te bindet ty dhe ben haxh e xhihad bashke me ty." Ai i tha:"Pasha Allahun, ai eshte nje njeri i dijshem, nje dijetar i kuptueshem dhe nuk me mbetet hatri sikur ta kisha ate me mua qe te kundershtonin besimet [fete] e kota." Atehere, ai me tha:"A nuk e njeh Salih err-Rrashidin?" Une thashe:"Kam degjuar per te." Ai tha:"Ai eshte mesuesi im." Ai ishte ulur atje dhe e beri me shenj nga qoshja e shtepise, por ai me pyeti mua rreth Kur'anit dhe nuk ra dakord me mua dhe une urdherova qe ta rrihnin keq e ta terhiqnin zvarre! O Ahmed, me jep ndonje pergjigje, qofte edhe leshimin me te vogel, qe une te te liroj me

Page 12: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

12 MBUROJA.net

duart e mia." Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut dhe nga Sunneti i te derguarit te Tij." Keshtu qendrimi u zgjat shume dhe mua me derguan prapa perseri."

Dhe pastaj ishte koha e Magribit [akshamit] dhe dy burra nga shoket e Ibn Ebi Duuedit erdhen qe te kalojne naten me mua, dhe te debatojne me mua. Kur erdhi koha per te prishur agjerimin, u dergua ushqim dhe ata u munduan qe une te ha, por une nuk mundja dhe ishte Ramadan. Gjate nates el-Mu’tasimi dergoi Ibn Ebi Duuedin tek une dhe ai tha:Emirul Mu’minin ka thene:"Çfare thua?" E une i dhashe te njejten pergjigje qe i kisha dhene me perpara. Atehere, Ibn Ebi Duuedi tha:"Pasha Allahun, emri yt ishte shkruar ne mes te atyre te shtateve [Jahja Ibn Ma’in, Ebu Khajthemeh, Ahmed ed-Deuraki, el-Kauariri, Sa’dauaih, Ahmed Ibn Hanbel dhe eshte thene, Khalef el-Mekhzumi [shiko Manauibul-Imam Ahmed te Ibnul Xheuzi] por une e hoqa se me priste zemra qe ata te kapnin ty." Dhe tha:"Emirul Mu’minin eshte betuar se do te te godase me kamxhik perseri, dhe do te te fuse ne nje vend qe nuk sheh diell, dhe ai ka thene:"Nese ai me pergjigjet mua, une do ta liroj me duart e mia." Pastaj ai iku. Ne mengjes, i derguari erdhi e me kapi prej dore dhe me dergoi tek ai, e ai u tha atyre:"Debatoni dhe flisni me te." Ata debatuan me mua dhe une i kundershtova, dhe kur ata filluan te flasim me filozofira [kelam] qe nuk jane prej Librit e Sunnetit, une i thashe:"Une nuk e di se ç’eshte kjo." Ata thane:"O Emirul Mu’minin, kur ai gjen nje prove kunder nesh, ai kapet forte pas saj, dhe kur ne i themi atij ndonje gje, ai thote "nuk e di se ç’eshte kjo." Ai tha:"Atehere, debatoni me te." Dhe nje njeri tha:"O Ahmed, une shoh se ti permend hadithin dhe e merr ate si mbrojtjen tende." Une i thashe:"E çfare thua ti per Thenien e Tij:

”Allahu ju urdheron ju ne lidhje me femijet tuaj [trashegimi], per mashkullin hise sa dy femra.” Suretun-Nisa 4:11

Ai tha:"Allahu e ka bere kete ne veçanti per besimtaret." Une thashe:"Çfare thua ti nese [trasheguesi] eshte vrases ose skllav?" Ai heshti, dhe une perdora kete si nje prove kundra tyre meqenese ata perdornin kuptimin e qarte te Kur'anit, e kur me thane mua: “une shoh se ti merr hadithin si mbeshtetje", une perdora Kur'anin si prove, duke kuptuar se Sunneti qarteson dhe ben nje perjashtim ne lidhje me vrasesin dhe skllavin [ne lidhje me çeshtjen e trashegimise sh.p] qe t’i nxirrja ata jashte pergjithsimit. Dhe kjo vazhdoi deri ne mesdite. Atehere, ai u lodh dhe urdheroi te gjithe qe te largohen. Pastaj ai qendroi me mua dhe me Abdur-Rrahman Ibn Is’hak, dhe vazhdoi te flase me mua. Pastaj ai u ngrit dhe shkoi ne dhomat e tija e mua me derguan prapa [ne qeli].

Ne naten e trete dukej sikur diçka do te ndodhte me mua dhe i kerkova rojes te me sjell nje litar. Ai e solli dhe une lidha me te zinxhiret dhe rroben time nga frika se mos do t’me ndodhte gje ne mbetesha lakuriq. Diten e neserme me derguan tek shtepia dhe ishte e mbushur plot me njerez. Me levizen nga nje vend ne vendin tjeter dhe pashe njerez me shpata e me kamxhike e me gjera te tjera. Pothuajse askush prej tyre nuk kishte qene i pranishem ne dy ditet e meparshme. Kur arrita, ai me tha:"Ulu!" Pastaj ai tha: “Debatoni me te dhe flisni me te." Ata debatuan me mua dhe une i munda. Zeri im filloi te ngrihet siper zerave te tyre, e keshtu dikush afer meje ma beri me shenj me doren e tij. Kur mbledhja u zgjat, ai me thirri mua ne veçanti e me tha:"Mjere ti, o

Page 13: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

13 MBUROJA.net

Ahmed, pergjigjmu mua qe te te liroj me duart e mia." E une iu pergjigja si me perpara, e ai tha:"Mbi ju qofte..." dhe ai permendi nje mallkim." Kapeni ate, zvarriteni dhe hiqjani rroben e jashtme." Keshtu ata ma moren rroben e jashtme. Une kisha nje fije floku nga floket e Profetit, salallahu alejhi ue selam, ne mengen e kemishes sime, dhe Is’hak Ibn Ibrahim u kthye nga une e me tha:"Çfare eshte kjo gje e vogel?" Une i thashe:"Nje fije floku nga floket e te derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, e disa nga ata u sulen qe ta shqyejne kemishen time. el-Mu’tasimi tha:"Mos e shqyeni ate." Dhe ma moren kemishen dhe nuk e shqyen; mendoj per shkak te flokut qe ishte ne te. Dhe el-Mu’tasimi u ul ne karrigen e tij dhe tha: “Sillni vendet e kamzhikut dhe kamzhiqet. Vendet e kamzhikut u sollen dhe krahet e mi u terhoqen, dhe dikush pas meje tha:"Kapini anet e mbajteseve dhe shtrengojeni fort me to, por une nuk e kuptova çfare tha dhe keshtu krahet e mi dolen prej vendit."

Muhammed Ibn ibrahim el-Bushanji ka thene:"Ata permeden se kur el-Mu’tasimi pa Ahmedin e lidhur tek vendi i rrahjes me kamzhik, dhe kur ai pa se sa ishte i qendrueshme dhe i forte, e ndjeu se duhet te hiqte dore nga kjo, derisa Ahmed Ibn Ebi Duuedi e nxiti ate dhe tha:"O Emirul Mu’minin, nese e le ate do te thuhet: “Ai [Emiri] e ka braktisur mendimin e Ma’munit", dhe kjo e zemeroi ate dhe e beri qe te vazhdoje me rrahjen."

Salih ka thene:Babai im ka thene:"Kur ata sollen kamzhiket, el-Mu’tasimi i kontrolloi ata e tha:"Sillni te tjere." Pastaj u tha atyre qe do te kryenin goditjet me kamzhik:"Afrohuni!" Secili nga ata vinte dhe me goditte mua nga dy here, dhe ai i thoshte atij:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Ai menjanohej dhe nje grup tjeter vinte e me goditte dy here, dhe çdo here ai thoshte:"Godite ate me fuqi, Allahu ta prefte doren!" Dhe pasi ata me kishin goditur 17 here, el-Mu’tasimi erdhi tek une e me tha:"O Ahmed, perse po e vret veten? Pasha Allahun, mua me vjen keq per ty." Dhe Uxhajfi po me prekte me majen e shpates se tij, duke thene:"A deshiron qe te kesh me te miren e gjithe ketyre njerezve?" Te tjeret thonin:“Mjere ti! Udheheqesi po qendron siper kokes tende", kurse disa te tjere thonin:"O Emirul Mu’minin, une do te marr persiper gjakun e tij, vrite ate." Dhe ata thane:"O Udheheqes i besimtareve, ti je duke agjeruar e po rri ne diell!"

Ai me tha:"Mjere ti, o Ahmed, çfare ke per te thene?" Une thashe:"Me jep diçka nga Libri i Allahut ose nga Sunneti i te Derguarit te Allahut qe te flas sipas tyre." Atehere, ai i kthye e u ul dhe thirri ata te kamzhikut:"Afrohuni, dhe benie qe te ndjeje dhimbje te medha, Allahu jua prefte doren." Dhe ai u ngrit perseri e thz:"Mjere ti, o Ahmed, pergjigjmu mua!"

Keshtu ata mu kthyen mua e me thane:"O Ahmed, udheheqesi yt po te qendron perpara teje!" Dhe Abdurr-Rrahmani tha:"Kush nga shoket e ty ka bere çfare ke bere ti ne lidhje me kete çeshtje?" el-Mu’tasimi thoshte:"Me jep edhe pajtimin me te vogel qe te te liroj me duart e mia." Ai shikoi prapa dhe u tha atyre me kamzhike, "Afrohuni!" Secili prej tyre me goditte nga dy here dhe largohej, dhe çdo here ai thoshte:"Me forte, Allahu ta prefte doren," dhe une humba ndjenjat. Nje njeri erdhi dhe me hoqen prangat. Nje tjeter qe ishte i pranishem tha:"Ne te hudhem ty me fytyre ne toke dhe vendosem nje cope materiali siper kurrizit tend," e une as qe e kisha ndjere kete. Ata me sollen pije e me thane:"Pije dhe vjelle." E une i thashe:"Nuk do ta prish

Page 14: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

14 MBUROJA.net

agjerimin tim." Me derguan tek shtepia e Is’hak Ibn Ibrahimit dhe erdhi koha e namazit te Dhuhrit, e Ibn Sama’ah u be imam i namazit. Kur ai mbaroi namazin m'u drejtua mua e me tha:"Ti u fale dhe gjaku dilte furishem nga rrobat e tua?" Une i thashe:"Umeri u fal dhe gjaku i tij dilte me furi." [Transmetohet ne el-Muatta te Imam Malik]

Salih ka thene:"Atehere, ate nuk e ngacmuan me dhe e kthyen ne shtepi. Ai qendroi ne burg, qe nga koha kur u arrestua deri kur u rrah me kamxhik, per 28 muaj. Nje nga dy burrat qe ishin me te ka thene:"O djali i vellait tim, Allahu e meshirofte Ebu Abdullahin. Pasha Allahun, nuk kam pare askend si ai. Une i thoja atij kur ushqimi na ishte sjellur:"O Ebu Abdullah, ti po agjeron ne nje vend qe ke arsye [te mos agjerosh], e ai ishte shume i etur, dhe i tha personit qe ishte i ngarkuar me ujin: me jep pak," e ai i dha atij nje gote me uje e akull, ai e mori dhe e shikoi, por e ktheu pa e pire. Une u mahnita me durimin qe kishte ndaj urise dhe etjes dhe ate gjendje te frikshme."

Salih ka thene:"Mundohesha ne menyra te ndryshme qe t’i jepja ushqim atij, ose te pakten pak buke gjate atyre diteve, por nuk munda dot. Nje person qe ishte me te me njoftoi se ai nuk kishte ngrene ushqim gjate atyre tre diteve qe ata debatuan me te, por atij as qe nuk i shkoi goja [gabim] ne asnje fjale. Ai ka thene:"Dhe nuk mendoja se dikush mund te kishte kurajon, forcen e zemres sa ai."

Hanbeli ka thene:Degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Une mbeta pa ndjenja disa here, dhe kur goditjet me kamzhik pushonin, une vija ne vete. Kur une isha i dobet dhe rashe ne toke, goditjet ndalonin dhe kjo ndodhi disa here. Dhe e pashe ate [el-Mu’tasimin] ulur nen diell pa hije mbi koken e tij dhe degjova ate duke i thene Ebu Duuedit, kur une kalova prane:"Une kam bere nje mekat te madh, per shkak te asaj qe i kam bere ketij njeriu." E ai iu pergjigj:"O Emirul Mu’minin, pasha Allahun, ai eshte pabesimtar, nje mushrik [idhujtar]. Ai ka bere shirk ne me shume se nje forme." Ai [Ebu Duuedi] vazhdoi duke i folur atij [el-Mu’tasimit] derisa ia mbushi mendjen per ate qe kishte qellim, dhe ai [el-Mu’tasimi] donte te me lironte pa me denuar me kamzhik, por ai [Ebu Duuedi] dhe Is’hak Ibn Ibrahimi nuk e lenin dot me aq."

Hanbeli ka thene:"Dhe me ka arritur mua se el-Mu’tasimi i tha Ibn Ebi Duuedit, pasi Ebu Abdullahi ishte goditur me kamzhik:"Sa goditje pesoi ai?" Ai i ka thene:“Tridhjete ose me shume."

Abul Fadl Salih ka thene:"Ai u lirua e iu dha leje te shkonte ne shtepi, dhe u dergua ne qeli. Nje njeri qe ishte i specializuar ne plage dhe kurimin e tyre erdhi dhe tha:"Kam pare njerez qe kane pesuar nje mije goditje kamzhiku, por asnjehere nuk kam pare nje rast kaq te keq sa ky..." dhe ai vinte e kujdesej per te. Ate e kishin goditur ne fytyre me shume sesa nje here dhe fytyra i ishte paralizuar per aq kohe sa donte Allahu. Personi tha:"Eshte nje cope mishi ketu qe me duhet ta pres," dhe ai solli nje mjet hekuri dhe e mbante mishin me te dhe e priste me nje thike, ndersa Ahmedi kishte durim gjate gjithe kesaj, vetem duke ngritur zerin [nga dhimbjet] me falenderimet ndaj Allahut. Dhe u sherua. Sidoqofte, ai vazhdonte te kishte dhimbje dhe shenjat e goditjeve ishin te qarta ne trupin e tij deri ne vdekje."

Page 15: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

15 MBUROJA.net

et-Tufaui ka thene:"O Ebu Abdullah, njerezit e thjeshte kane shume respekt per ty." Ai tha:"Une falenderoj dhe lavderoj Allahun per Fene time, me te vertete kjo eshte Feja e drejte. Sikur une te kisha thene çfare donin ata, une do te kisha bere kufr." Dhe et-Tufaui tha:"Me trego se çfare te bene ata." Ai tha:"Kur ata po me goditnin mua, une po kujtoja thenien e arabit beduin. Pastaj ai me mjekerr te gjate erdhi dhe me goditi me majen e shpates se tij. Dhe kur une e pashe ate, thashe:"Çlirimi per mua ka ardhur, ai do te ma prese koken, e une do te jem ne paqe." Dhe Ibn Sama’ah tha:"O Emirul Mu’minin, preja qafen, se une do te marr pergjegjesi per gjakun e tij."

Ibn Ebi Duuedi tha:"Mos e beni kete, sepse nese ai vritet ose vdes ne shtepine tende njerezit do te thone qe ai qendroi i forte deri ne vdekje, dhe do te ndjekin ate, dhe do te jene ne ate mendim qe kane qene me perpara. Por leshoje ate tani, e nese ai vdes jashte shtepise tende, njerezit nuk do te jene te sigurt se çfare ndodhi, disa do te thone "Ai ra dakord", dhe disa do te thone "Ai nuk ra dakord". Keshtu qe et-Tufaui tha:"Çfare demi do te kishe nese do te kishe thene [qe Kur'ani eshte i krijuar, vetem qe te shpetoje jeten tende sh.p]?" Ebu Abdullahi tha:"Sikur ta kisha thene une ate do te kisha bere kufr."

Ebu Zur’ah ka thene:"el-Mu’tasimi therriti xhaxhain e Ahmedit dhe u tha njerezve:"A e njihni ate?" Ata thane:"Po, ai eshte Ahmed Ibn Hanbel." Ai tha:"Shikojeni ate, a nuk eshte ai shendoshe e mire ne trupin e tij?" Ata thane:"Po." Sikur ai te mos kishte bere kete, kisha frike se diçka shume e rende [kryengritje] do te kishte ndodhur per te. Dhe kur ai tha:"Po ua jap ate shendoshe e mire," njerezit u qetesuan dhe u lehtesuan."

Hanbeli ka thene:"Dhe e degjova ate [Ahmedin] qe tha:"Kushdo qe ka folur kunder meje e kam falur, perveç atij qe eshte bidatçi, dhe ia kam falur Ebu Is’hakut, duke nenkuptuar el-Mu’tasimin, meqenese une shoh se Allahu thote:

"Uel ja’fuu uel jesfehuu, ela tuhib-bune ej-jagfirraAllahu lekum - Le te falin dhe te mos ua zene per te madhe, a nuk doni qe Allahu t’ju fale juve?" Suratun-Nur 24:22

dhe Profeti, salallahu alejhi ue selem, e urdheroi Ebu Bekrin qe te fale ne çeshtjen e Mistahut - dhe çfare dobie te sjelle ty qe Allahu te denoje vellane tend musliman per shkakun tend?"

Ibn Ebi Ja’la transmeton ne Tabakatul Hanabilah [me verifikimin e Fauuez Ahmed Zumarlit] 1/163-167 nga Sulejman Ibn Abdullah es-Sixhzi [qe tha]:"Une shkova tek dera e el-Mu’tasimit dhe pashe qe njerezit ishin grumbulluar tek dera e tij, sikur te ishte dita e Eid-it [Bajramit]. Une hyra ne dhome dhe pashe nje qilim te shtruar dhe nje karrike te hedhur ne dysheme. Une qendrova perballe karriges dhe el-Mu’tasimi erdhi dhe u ul ne karrige. Ai hoqi kepucet e tij dhe vendosi kembet e tija tek tjetra. Atehere, ai tha:"Le te vije Ahmedi." Dhe ai u soll ne prani te tij. Pasi Imam Ahmedi qendroi perpara tij, ai e pershendeti ate, dhe ai [el-Mu’tasimi] tha:"O Ahmed, flit e mos ki frike." Imam Ahmedi tha:"Pasha Allahun, o Emirul Mu’minin, tani sa dola perpara teje dhe nuk kam asnje pike ankthi ne zemren time."

el-Mu’tasimi i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin?"

Page 16: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

16 MBUROJA.net

Ai tha:"E folura e Allahut, i perjetshem, jo i krijuar. Allahu i madheruar thote:

"Ue in ehadum-minel mushrikine stexhareke fe exhirhu hat-ta jesme’u KelamaAllah...- E nese dikush nga idhujtaret te kerkon mbrojtje, atehere strehoje ate ne menyre qe te degjoje Fjalen e Allahut..." Suratut-Teube 9:6

Ai tha:"A ke ndonje prove tjeter perveç kesaj?"

Imam Ahmedi tha:"Po, o Emirul Mu’minin, thenien e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:

"er-Rrahman. Al-lemel Kuran - I Gjithmeshirshmi, Ai jua mesoi Kur'anin" Suratur-Rrahman 55:1-2

Ai nuk ka thene: er-Rrahman, Ai krijoi Kur'anin. Dhe thenien e Tij, te Plotefuqishmit, te Madherueshmit:

”Ja sin. Pasha Kuranin, qe eshte plot me urtesi." Ja sin 36:1-2

Dhe Ai nuk ka thene: Ja sin. Pasha Kuranin e krijuar.

Keshtu qe el-Mu’tasim tha:"Burgoseni ate!" Ai u burgos dhe njerezit u shperndane. Kur u zgjova te nesermen, shkova tek dera [el-Mu’tasimit] dhe njerezit po hynin dhe une hyra me ta. el-Mu’tasim u afrua dhe u ul ne karrige dhe tha:"Sille Ahmed Ibn Hanbelin," dhe ai u soll. Pastaj ai qendroi perpara atij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishe dje ne qeli, o Ahmed?"

Imam Ahmedi tha:"Shume mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut, veçse ne qeline time, o Emirul Muminin, pashe diçka te mahnitshme."

Ai i tha atij:"Çfare pe?" Ai iu pergjigj:"U çova ne mes te nates, mora abdes per te falur namaz dhe fala dy rekate. Ne nje rekat une recitova el-Hamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbin-nas, ndersa ne rekatin e dyte Elhamdulilah... dhe Kul eudhu birr-Rrabbil felek. Pastaj u ula e recitova teshehhudin dhe dhashe selam [ne te djathte e te majte]. Dhe u çova perseri dhe mora tekbir dhe recitova el-Hamdulilah... dhe doja te recitoja Kul HuuaAllahu Ehad, por nuk munda dot. U mundova shume te recitoja diçka tjeter prej Kur'anit, por nuk kisha mundesi ta beja kete. Dhe zgjata syte e mi nga qoshja e qelise dhe ç’te shihja, pashe Kur'anin te shtrire ne toke, te vdekur. Keshtu une e lava, e vesha me qefin, ia fala xhenazen dhe e varrosa."

el-Mu’tasimi tha:"Mjere ti, o Ahmed, a vdes Kur'ani?" Ahmedi i tha atij:"Oh, po keshtu po thoni ju [qe eshte i krijuar]. Dhe çfaredo qe eshte e krijuar vdes." el-Mu’tasimi ka thene:"Ahmedi na mundi ne! Ahmedi na mundi ne!"

Atehere, Ibn Ebi Duuedi dhe Bishr el-Maresi thane:"Vrite ate, qe te jetojme ne paqe." el-Mu’tasimi tha:"Jam betuar ne Allahun se nuk do ta vras me shpate dhe se nuk do te jap urdher

Page 17: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

17 MBUROJA.net

qe te vritet me shpate." Ibn Ebi Duuedi i tha atij:"Atehere, le ta godasim me kamzhik. el-Mu’tasimi tha:"Po." Dhe tha:"Thirrini goditesit e kamzhikut," dhe ata erdhen.

el-Mu’tasimi i tha njerit prej tyre:"Me sa goditje ke mundesi ta vrasesh ate?' Ai tha:"Me dhjete, o Emirul Mu’minin." Atehere, ai iu pergjigj:"Shko tek ai dhe godite."

Sulejman es-Sixhzi ka thene:"Dhe Imam Ahmed u zhvesh dhe e veshen me nje veshje leshi rreth brezit te tij. Dy litare e shtrenguan ate fort rreth duarve. Njeriu e mori kamzhikun ne doren e tij dhe tha:"A ta godas ate, o Emirul Mu`minin?"

el-Mu’tasimi ka thene:"Godite ate!" Dhe ai e goditi nje here. Imam Ahmedi tha:"Elhamdulilah - Te gjitha falenderimet i takojne Allahut." Ai e goditi per here te dyte dhe Imam Ahmedi tha:"KaderAllahu mashae feal - çfare do Allahu ndodh." Ai e goditi per here te trete dhe Imam Ahmedi tha:"La Haule ue la kuuette il-la bil-lah - Nuk ka ndodhi as fuqi veçse nga Allahu, i Madheruari, i Plotefuqishmi."

Dhe kur njeriu deshi ta godiste per here te katert, une pashe rroben rreth brezit te tij dhe ishte duke rene. Ai uroi qe te binte ne toke, dhe ai ngriti syte drejt qiellit dhe levizi buzet e tij, dhe papritur toka u dridh dhe nga toka dolen dy duar qe mbajten peshen e tij, me fuqine e Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit.

Kur el-Mu’tasim pa ate, ai tha:"Lereni ate." Atehere, Ibn Ebi Duuedi erdhi tek ai dhe tha:"O Ahmed, thuaj ne veshin tim: Kur'ani eshte i krijuar, qe une te te shpetoj nga dora e halifes." Keshtu qe Imam Ahmedi i tha atij:"O Ibn Ebi Duued, thuaj ne veshin tim:Kur'ani eshte Fjala e Allahut, nuk eshte i krijuar, e keshtu une te te shpetoj nga denimi i Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit." el-Mu’tasimi tha atehere: “Fute ate ne burg!"

Sulejmani ka thene:"Ai u dergua ne burg dhe njerezit u larguan. Te nesermen njerezit erdhen e edhe une erdha me ta dhe qendrova prane karriges. Atehere, el-Mu’tasimi u shfaq dhe u ul ne karrige dhe tha:"Silleni Ahmed Ibn Hanbelin!" Ai u soll dhe qendroi perpara tij, dhe el-Mu’tasimi i tha atij:"Si ishte ne qeli gjate nates, o djali i Hanbelit?" Ai ka thene:"Shume mire, dhe te gjithe falenderimet i takojne Allahut." el-Mu’tasimi tha:"O Ahmed, pashe nje enderr dje." Ai i tha:"Çfare ke pare, o Emirul Mu’minin?" Ai tha:"Une pashe ne endrren time sikur dy luane u afruan qe te me shqyejne. Atehere, dy engjej u shfaqen dhe ata u larguan nga une. Ata me dhane nje liber e me thane:"Kjo e shkruar eshte enderra qe Ahmed Ibn Hanbeli pa ne enderr ne qeline e tij." Pra, çfare eshte ajo qe ke pare, o Ibn Hanbel?

Ahmedi iu drejtua el-Mu’tasimit dhe i ka thene:"O Emirul Mu’minin, a eshte libri me ju?" Ai ka thene:"Po, dhe kur u zgjova, e lexova se çfare ishte ne te."

Ahmedi ka thene:"O Emirul Mu’minin, une pashe sikur Dita e Gjykimit kishte filluar, dhe se Allahu kishte grumbulluar te parin dhe te fundin e njerezve [te gjithe njerezit] ne nje fushe te vetem dhe po u kerkonte atyre llogari. Ndersa po qendroja, u thirra dhe une, dhe vazhdova derisa qendrova para Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, e Ai me tha mua:"O Ahmed,

Page 18: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

18 MBUROJA.net

per çfare te rrahen ty?" Une thashe:"Per hir te Kur'anit." Ai tha:"E çfare eshte Kur'ani?" Une thashe:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Ai tha:"Kush ta tha kete?" Une thashe:"O Zot, Abdurr-Rrazzaku me transmetoi mua kete." Keshtu qe Abdurr-Rrazzaku u thirr, derisa ai erdhi e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Abdurr-Rrazzak?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty." Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Ma’mari ma transmetoi mua." Atehere, Ma’mari u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin, o Ma’mar?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"ez-Zuhri ma transmetoi mua." Dhe ez-Zuhri u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o ez-Zuhri?"

Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," keshtu Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Uruah ma transmetoi mua." Keshtu Uruah u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij: “Çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"O Uruah, nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Aishah, vajza e Ebu Bekr as-Siddikut ma transmetoi mua." Keshtu Aishah u thirr derisa erdhi e qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha asaj: “Çfare thua per Kur'anin, o Aishah?" Ajo tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ajo tha:"Profeti yt, Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, ma transmetoi mua." Keshtu Muhammedi, salallahu alejhi ue selam, u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Muhammed?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Xhibrili ma transmetoi mua." Keshtu Xhibrili u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Xhibril?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Israfili ma transmetoi mua." Keshtu Israfili u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Israfil?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha: “Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai ka thene:"E pashe ne Leuhi Mahfudh." Keshtu Leuhi Mahfudh u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Leuh?" Ai tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Kete e shkruajti Kalemi tek une." Atehere Kalemi u thirr dhe erdhi derisa qendroi perpara Allahut, te Plotefuqishmit, te Madheruarit, dhe Ai i tha atij:"Çfare thua per Kur'anin, o Kalem?" Kalemi tha:"Fjalet e Tua, o Allah, te perkasin Ty," e Allahu tha:"Nga kush e ke marre vesh kete?" Ai tha:"Keshtu me the Ti mua."

Atehere, Allahu, i Plotefuqishmi, i Madheruari, tha:"Kalemi tha te verteten, Leuhi tha te verteten, Israfili tha te verteten, Xhibrili tha te verteten, Muhammedi tha te verteten, Aishah tha

Page 19: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

19 MBUROJA.net

te verteten, Uruah tha te verteten, ez-Zuhri tha te verteten, Ma’mari tha te verteten, Abdurr-Rrazzaku tha te verteten, Ahmedi tha te verteten. Kur'ani eshte Fjala Ime, nuk eshte i krijuar."

Sulejman es-Sixhzi ka thene:"el-Mu’tasimi levizi nga vendi pasi degjoi kete dhe tha:"Ti ke thene te verteten, o Ibn Hanbel." Dhe el-Mu’tasimi u pendua, dhe urdheroi qe te rriheshin Bishr el-Maresi dhe Ibn Ebi Duuedi, dhe e nderoi Ahmed Ibn Hanbelin dhe i dhuroi atij, por [Ahmedi] nuk mori gje. Atehere, ai u urdherua te shkoje ne shtepi te vet dhe shkoi.

Sprova e Uathikut

Hanbeli ka thene:"Pasi Ebu Abdullahu u sherua nga goditjet e kamzhikut, ai vazhdoi te marre pjese ne namazin e xhumu'ase dhe ne namazet me xhemat. Ai jepte fetua dhe transmetonte hadithe deri ne vdekjen e el-Mu'tasimit, kur djali i tij el-Uathik u be udheheqes. Atehere, ai shfaqi sproven ne lidhje me Kur'anin dhe afrimin e tij me Ahmed Ibn Ebi Duuedin dhe shoket e tij. Keshtu, gjendja u veshtiresua per popullin e Bagdadit, dhe gjyqtaret po sprovonin njerezit ne lidhje me Kur'anin kurse Ahmeti u nda me force nga gruaja e tij per shkak te kesaj. E njejta gje ndodhi edhe me Ebu Salihun dhe gruan e tij. Ebu Abdullahu ishte i pranishem ne namazin e xhumu'ase, por e perseriste ate kur shkonte ne shtepi, dhe thoshte:"Njerezit duhet te shkojne ne xhumu'a per shkak te miresise se saj, por namazi duhet te perseritet kur je falur pas dikujt qe thote se Kur'ani eshte i krijuar."

Nje grup njerezish erdhen tek Ebu Abdullahu dhe thane:"Kjo çeshtje eshte perhapur shume dhe eshte shume serioze, dhe kemi frike se mos behet me keq. Ata permenden Ibn Ebi Duuedin, se ai eshte duke urdheruar mesuesit qe te mesojne femijet ne shkolle se Kur'ani eshte keshtu e ashtu, keshtu qe ne jemi kundra asaj qe ai te jete udheheqes. Ahmedi i ndaloi ata nga ajo [qe te bejne kryengritje kundra Emirit sh.p] dhe bisedoi me ta, dhe ua beri me dije se kjo ishte e domosdoshme, dhe i urdheroi ata qe te bejne durim.

Ne ditet e el-Uathik, Ja'kubi erdhi gjate nates me nje mesazh nga Emir Is'hak Ibn Ibrahim per Ebu Abdullahun:"Emiri te thote ty, Emirul Mu'minin te ka permendur ty, keshtu qe asnje nuk duhet te shihet duke u takuar me ty, dhe ti nuk duhet te jetosh ne vendin apo qytetin qe une jetoj, pra shko kudo qe te shkosh ne token e Allahut. Ebu Abdullahu shkoi e u fsheh gjate jetes se el-Uathik, dhe fitneja ndodhi - vrasja e Ahmed Ibn Nasser el-Khuza'it. Ebu Abdullahu u fsheh ne nje shtepi dhe nuk dilte jashte qe te falej ose per ndonje arsye tjeter derisa el-Uathik vdiq.

Ibrahim Ibn Hani ka thene:Ebu Abdullahu qendroi i fshehur per tre dite, dhe tha:"Me gjej mua nje vend tjeter." Une i thashe:"Nuk ndihem i sigurt per ty." Ai me tha:"Beje kete, meqenese une te kam shfajesuar ty nga çdo gje." Une gjeta nje vend tjeter per te dhe kur u largua tha:"I derguari i Allahut, salallahu alejhi ue selam, qendroi i fshehur ne shpelle tre dite, dhe pastaj vazhdoi udhetimin, dhe nuk na takon neve qe te ndjekim Sunnetin e te Derguarit te Allahut ne

Page 20: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

20 MBUROJA.net

kohe te lehta e ta braktisim ate ne kohe te veshtira."

Gjendja e Imam Ahmedit gjate sundimit te el-Mueteuekkil Hanbeli ka thene:"Kur el-Muteuekkil Xhafer mori pushtetin, Allahu e forcoi Sunnetin dhe ua lehtesoi njerezve. Ebu Abdullahi na transmetoi neve, dhe u transmetoi shokeve gjate kohes se el-Muteuekkilit, dhe ai ka thene:"Njerezit nuk kane pasur me shume nevoje per hadith dhe dituri sesa ne kohen tone."

Salih Ibn Ahmed ka thene:Babai im me tha mua: Is’hak Ibn Ibrahimi me tha mua:"Me fal qe isha i pranishem ne rrahjen tende." Une thashe:"Une i kam falur te gjithe ata qe ishin te pranishem." Ai me tha mua:"Prej nga e thua qe [Kur'ani] nuk eshte i krijuar?" Atehere une i thashe:Allahu thote:

"Ela lehul khalku uel emru - Sigurisht, Atij i takon krijimi dhe urdheri." [Suratul A’raf 7:54]

Keshtu Ai beri nje dallim ndermjet "krijimit" dhe "urdherit." Is’haku tha: “Urdheri eshte i krijuar." Une thashe:"SubhanaAllah - i paster eshte Allahu nga çdo e mete! Diçka e krijuar qe ne vetvete krijon krijesen?! Une thashe:"Gjerat e krijuara u krijuan nepermjet Urdherit te tij qe eshte Thenia e Tij:"Kun - Behu!" Suratul En’am 6:73

Ai me tha mua:"Nga kush e transmeton se nuk eshte i krijuar?" Keshtu qe une thashe: Nga Xhafer Ibn Muhammed qe ka thene:"Nuk eshte as krijues as i krijuar."

Ebu Daudi ka thene:Degjova Imam Ahmedin duke thene:"Imani eshte fjale e vepra, rritet e zvogelohet. Çdo e mire eshte prej Imanit, dhe mekatet e zvogelojne Imanin."

Ismail Ibn Hasan es-Sirazh ka thene:E pyeta Ahmedin per ate qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, e ai tha:"Ai eshte kafir," kurse ne lidhje me ate qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai tha:"Ai eshte Xhehemi."

edh-Dhehebi ka thene:Çeshtja eshte e vendosur ashtu siç Ebu Abdullahi thoshte:"Kushdo qe thote se recitimi im i Kur'anit nuk eshte i krijuar, ai eshte bidatçi," dhe ai thoshte:"Kushdo qe thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte Xhehemi." Ai [Ahmedi] nuk tha asnje nga keto thenie. Ndonjehere ai e sqaronte kete duke thene se kush thote se recitimi i Kur'anit eshte i krijuar, duke nenkuptuar vete Kur'anin me kete, atehere ai eshte Xhehemi."

Ahmed Ibn Zenxheuejh ka thene:Degjova Ahmedin qe ka thene:"Lefdhijjat [ata qe thone se recitimi i Kur'anit eshte i krijuar] jane me te keqinj se xhehemijte." Salih ka thene:Degjova babain tim qe ka thene:"Xhehemijte jane tre grupe: Nje grup qe thote se Kur'ani eshte i krijuar, nje grup qe thote eshte Fjala e Allahu dhe heshtin, dhe nje grup qe thote recitimi yne eshte i

Page 21: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

21 MBUROJA.net

krijuar." E ai ka thene:"Askush nuk duhet te falet pas atyre qe heshtin, e as pas atyre qe thone se recitimi eshte i krijuar."

el-Marudhi ka thene:"E njoftova Ebu Abdullahin se Ebu Shu’aj es-Susi err-Rraki e ndau vajzen e tij nga burri i saj kur ai [burri] u terhoq ne lidhje me Kur'anin, e ai tha:"Ai e ka bere mire, Allahu e ruajte, dhe i dhente miresi," dhe filloi te beje du’a per te.

el-Marudhi ka thene:"Kur Ja’kub Ibn Shejbah nuk e qartesoi poziten e tij rreth Kur'anit, Ebu Abdullahi i paralajmeroi njerezit prej tij dhe urdheroi qe ta braktisin ate. Ka shume transmetime nga Ebu Abdullahi ne lidhje me recitimin. I pari qe e shfaqi pyetjen reth recitimit te personit ishte Husejn Ibn Ali el-Kerabesi, i cili kishte nje dyqan librash, dhe ai shkruajti nje liber rreth Mudalisineve, duke kundershtuar nje grup njerezish ne te, dhe tha qe Ibn Zubejri ishte Hauarixh. Permbante thenie te cilat Rafidat perdornin per te perkrahur veten e tyre. Ahmedi u njoftua rreth tij dhe ai i paralajmeroi njerezit kunder tij. Kete gje e mori vesh el-Kerabesi dhe u nxeh e tha:"Do te them diçka qe nese Ibn Hanbeli thote te kunderten do te behet kafir," ai ka thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar." el-Marudhi permend ne librin e tij el-Kasas:"Une ia permenda Ebu Abdullahit se Kerabesi ka thene:"Recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar," dhe se ai ka thene:"Une them se Kur'ani nuk eshte i krijuar ne çdo ane qe ta marresh, por recitimi im i tij eshte i krijuar dhe kushdo qe nuk thote se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar, ai eshte kafir." Keshtu Ebu Abdullahi ka thene:"Ne te kunderten, ai eshte kafir, Allahu e vrafte. E cila eshte thenia e xhehemijeve veçse kjo? Çfare dobie ka ai nga kjo qe thote kur pjesa e pare e asaj qe ka thene kundershton pjesen e dyte?!" Ai tha:"Çfare lajmesh keni nga Ebu Theur, a ka rene dakord ai ne kete [me thenien e Kerabesit]?" Une thashe:“Ai e ka kundershtuar [thenien e Kerabesit]" Ai ka thene:"Ai ka bere mire, njerezit qe merren me kelam, asnjehere nuk do te perparojne."

Ahmed ed-Deuraki ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Çfare mendimi ke rreth atyre qe thone se recitimi im i Kur'anit eshte i krijuar? Une e pashe qe ai u drejtua dhe tha:"Kjo eshte me e keqe se thenia e xhehemijve. Kushdo qe deklaron kete, ka deklaruar se Xhibrili foli me ate qe eshte e krijuar dhe erdhi tek Profeti, salallahu alejhi ue selam, me diçka te krijuar."

Hanbeli ka thene:E degjova Ebu Abdullahin qe ka thene:"Kushdo qe e do kelamin nuk do te perparoje, meqe çeshtjet e tyre te çojne ne nje turbullim te plote. Kapu pas Sunnetit dhe Hadithit, dhe ki kujdes te mos merresh me zenka dhe debate. Ne i takuam njerezit dhe ata nuk e dinin se ç’ishte kelami. Dhe rezultati i tij [kelamit] nuk te çon tek asgje e mire."

el-Mamun ka thene:Ahmedi me tha mua:"O Ebul Hasan, ki kujdes e mos fol per gjera qe nuk ka folur njeri para teje."

el-Marudhi ka thene:I thashe Ebu Abdullahit:"Kush vdes ne Islam dhe Sunnet, vdes ne miresi?" Ai tha:"Hesht! Ai vdes ne çdo miresi [kur vdes duke ndjekur Islamin dhe Sunnetin sh.p]"

el-Fadl Ibn Zijad ka thene:"E degjova Ahmed Ibn Hanbelin duke thene:"Kush nuk i pranon hadithet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, eshte ne buze te gremines [shkaterrimit]."

Page 22: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

22 MBUROJA.net

Ebu Muzahim el-Khakani me tha mua:"Xhaxhai im, Abdurr-Rrahman Ibn Jahja Ibn Khakan, me tha mua:"el-Muteuuekil urdheroi qe te pyetej Ahmed Ibn Hanbeli se kush duhet te vendosej si gjykates, dhe une kerkova nga xhaxhai im qe te sjelle nje leter dhe ai ma solli mua:

Ne emer te Allahut, Meshiruesit te Pergjithshem, Meshirberesit.

I tregova letren origjinale Ahmed Ibn Hanbelit pasi e pyeta ate e ai mu pergjigj, dhe une e kam shkruar pergjigjen e tij. E pyeta per Ahmed Ibn Rabah, e ai tha:"Nje xhehemi me fame, nese vendoset ne krye te detyrave te muslimaneve, do te shkaktoje deme te medha." Dhe une e pyeta per el-Khalanxhin, e ai tha:"Njelloj," pastaj e pyeta per Shuajb Ibn Sehl, e ai tha:"Eshte xhehemi, dhe i njohur per kete." E pyeta per Ubejdullah Ibn Ahmedin, e ai tha:"Njelloj." E e pyeta per ate qe njihet si Ebu Shuajb, e ai tha:"Njelloj." E pyeta per Muhammed Ibn Mensurin, gjykatesin e el-Ehuazit, e ai tha:"Ai ishte me Ibn Ebi Duuedin, bashke me te dhe bashkepunetoret e tij, veçse ai ishte nga me te miret prej tyre." E pyeta per Ali Ibn el-Xha’d, e ai tha:"Ai ka qene xhehemi, por me kane thene se e ka braktisur ate." E pyeta per el-Fet’h Ibn Sehl, e ai tha:"Nje xhehemi nga shoket e Maresit." E pyeta per eth-Thalxhin, e ai tha:"Ai eshte bidatçi dhe ndjekes i epsheve." E pyeta ate per Ibrahim Ibn Attab, e ai tha:"Nuk di gje rreth tij pos qe ka qene nga shoket e Maresit. Dhe ne pergjithesi rreth njerezve qe jane bidatçinj dhe prej ehli haua, atehere nuk eshte e drejte qe te kerkojme ndihmen e tyre rreth puneve te muslimaneve, duke pasur parasysh mendimin e Emirul Mu’min, Allahu e zgjatte pranine e tij, dhe duke marre parasysh ndjekjen e Sunnetit dhe kundershtimin ndaj njerezve te bidatit." Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbel ka thene:"Abdurr-Rrahman Ibn Jahja me pyeti mua rreth gjithçkaje ne kete leter dhe une iu pergjigja dhe pergjigja eshte shkruar, dhe une jam i semure me syte e mi dhe i dobet ne trupin tim, dhe nuk kisha mundesi ta shkruaja me doren time, keshtu qe firma tek fundi i faqes eshte e djalit tim, Abdullahit, ashtu siç e urdherova une, ne pranine time."

Abdul-Malik el-Mamuni ka thene:"Asnjehere nuk e pashe turbanin e Ebu Abdullahit përveç se te rrotulluar poshte fytit te tij, dhe e pashe se ai e urrente te bente ndryshe."

Salih Ibn Ahmed ka thene:"Shkova me babane tim ne xhami ne diten e xhumu’ase, dhe pame qe njerezit po dilnin. E keshtu ai hyri ne xhami, dhe Ibrahim Ibn Hani ishte me ne, dhe babai im na priu ne namazin e Dhuhrit me kater rekate. Dhe ai tha:"Ibn Mes’udi e beri kete me Alkamen dhe el-Esuedin." Dhe kur babai im hynte ne varreza i hiqte kepucet e tija dhe i mbante ato ne dore."

Muhammed Ibn Ismail et-Tirmidhi ka thene:"Une dhe Ahmed Ibn el-Hasan et-Tirmidhi ishim me Ahmed Ibn Hanbelin. E Ahmedi i tha atij:"O Ebu Abdullah, ata i permenden pasuesit e Hadithit tek Ebu Kutejlah ne Mekkah.” Ai tha:"Pasuesit e Hadithit jane njerez te keqinj." Ahmed Ibn Hanbeli u ngrit ne kembe duke shkundur rroben e tij duke thene:"Nje heretik i keq, nje heretik i keq [per Ebu Kutejlen]," dhe hyri ne shtepine e tij."

Uthman Ibn Se’id ed-Darimi ka thene:"Vura re se Ahmed Ibn Hanbeli e urrente qe dikush te perdorte kun’jan [pseudonimin] Ebu Kasim."

Page 23: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

23 MBUROJA.net

Hanbel Ibn Is’hak ka thene:"E pyeta Ebu Abdullahin rreth hadithit te transmetuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam:"Allahu zbret ne qiellin me te ulet [qielli i dunjase]..." e ai tha:"Ne i besojme ato [hadithe] dhe deshmojme se jane te verteta, dhe nuk mohojme asgje prej tyre nese ato jane transmetuar me zinxhir te vertete transmetimi. Ne nuk i mohojme theniet e te Derguarit te Allahut, salallahu alejhi ue selam, dhe ne e dime se ai e ka sjelle te verteten."

el-Muhtedi Bil-lah Muhammed Ibn el-Uathik ka thene:"Kur babai im [halifja] donte qe te ekzekutonte ndokend, ai na sillte ne jashte qe te ishim te pranishem. Ai na solli nje dijetar qe e kishte mjekrren e lyer dhe i lidhur me zinxhire [behet fjale per Ahmed Ibn Hanbelin]. Dhe babai im tha:"Jepni leje Ebu Abdullahit, e kishte fjalen per Ibn Ebi Duuedin, dhe shokeve te tij qe te hyjne. "Pas kesaj dijetari [Ahmedi] u soll dhe tha:"es-Selamu alejkum, o Emirul Mu’minin." E ai tha:"Allahu mos te dergofte bereqet dhe paqe ty." Ai tha:"O Emirul Mu’minin, mesuesi yt te ka mesuar edukate te keqe, Allahu, i Lartesuari, thote:

"Dhe kur te pershendesin me nje pershendetje, pershendet me me te mire se ajo, apo me te njejten vlere." Suratun-Nisa 4:86

Ibn Ebi Duuedi tha:"Ky eshte person i kelamit." Ai tha:"Foli atij," e ai tha:"O sheikh, çfare thua per Kur'anin?" Ai tha:"Ti nuk je i drejte me mua, sepse une vete kam nje pyetje." Ai tha:"Pyet." Ai tha:"Çfare thua per Kur'anin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte i krijuar." Sheiku tha:"A eshte kjo diçka qe dihej nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, nga Ebu Bekri, Umeri dhe khulefairr-rrashidunet, apo eshte diçka qe ata nuk e dinin?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Eshte diçka qe ata nuk e dinin." E ai [Ahmedi] tha:"SubhanaAllah, i paster eshte Allahu nga te metat! Diçka qe nuk e dinte Profeti e ti e di?! Ai u turperua e tha:"Prit nje moment." Ai [Ahmedi] tha:"Pyetja qendron." Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po, ata e dinin." Keshtu qe ai [Ahmedi] tha:"Ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne kete?" Ai [Ibn Ebi Duuedi] tha:"Po." Ai [Ahmedi] tha:"A nuk eshte e mjaftueshme per ty ajo qe ishte e mjaftueshme per ata?" Dhe babai im [el-Uathik] u ngrit dhe shkoi tek nje vend ku ishte nje ulese, dhe u ul duke perseritur:"Diçka qe nuk e dinte Profeti, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Ali, khulefairr-rrashidinet, dhe ti e di?! I paster eshte Allahu nga te metat! Diçka qe ata e dinin por nuk i thirren njerezit ne te, a nuk eshte e mjaftueshme per ty çfare ishte e mjaftueshme per ata?!" Ai urdheroi qe t’i hiqeshin prangat, dhe i dha atij 100 dinare, dhe e lane te lire. Ibn Ebi Duuedit i ra vlera, dhe pas kesaj ai nuk vuri ne sprove askend."

Humejd Ibn Abdurr-Rrahman er-Rruesi ka thene:"Thuhet se askush nga sahabet nuk i ngjante me shume Profetit, salallahu alejhi ue selam, nga sjellja dhe edukata aq sa Ibn Mes’udi. Personi qe i ngjante me se shumti atij [Ibn Mes’udit] ishte Alkameh. Personi qe me se shumti i ngjante Alkames ishte Ibrahim [en-Nekh’i]. Personi qe i ngjante me se shumti Ibrahimit ishte Mensur Ibn el-Mu’tamir. Personi qe me se shumti i ngjante atij ishte Sufjan eth-Theuri. Personi qe me se shumti i ngjante atij ishte el-Uaki. Personi qe me se shumti i ngjante atij, sipas mendimit te Muhammed Ibn Junus el-Xhemalit, eshte Ahmed Ibn Hanbel."

el-Mamuni ka thene:"Nuk kam pare askend me rrobe me te pastra e me te bardha sesa rrobet e Ahmedit."

Page 24: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

24 MBUROJA.net

Ibn Akili ka thene:"Nje nga gjerat me qesharake qe kam degjuar nga njerezit e zakonshme eshte thenia e tyre se Ahmedi nuk eshte dijetar fik’hu, por eshte dijetar hadithi. Dhe ky eshte nje limit injorance, duke ditur se ai ka preferuar thenie [fetua] te bazuara ne hadith, dhe kjo nuk dihet nga njerezit, dhe ai kishte gjera te tjera me teper se ato qe dijetaret e tjere te medhenj kishin."

edh-Dhehebi ka thene: Une them: Une mendoj se ata [njerezit] menduan se ai eshte vetem nje muhaddith. Me te vertete ata e zhgenjejne veten duke menduar se ai ishte si muhaddithet e sotem. Pasha Allahun, ne fik’h ai arriti nivelin e el-Lejthit, Malikut, Shafi’iut dhe Ebu Jusufit. Ne zuhd ai arriti nivelin e el-Fudejl dhe Ibrahim Ibn Edhemit, dhe ne mesim permendesh ai arriti nivelin e Shu’bas, Jahja el-Kattanit dhe Ibn el-Medinit. Sidoqofte, kur personi injorant nuk e di vleren e tij, si do ta di vleren e te tjereve?"

el-Mamuni ka thene:"Shtepia e Ebu Abdullahit ishte e vogel dhe e ngushte, dhe kur bente vape, ai flente ne pjesen me te ulet te saj."

el-Hasan Ibn Muhammed Ibn el-Harith ka thene:"Hyra ne shtepine e Ebu Abdullahit dhe pashe para dhomes se tij nje dyshek dhe nje jastek te vjeter dhe librat e tij te shperndara, dhe kishte edhe disa ene balte dhe dera e tij ishte prej nje cope lecke."

Grate dhe familja e tij

Zuhejr Ibn Salih Ibn Ahmed ka thene:"Gjyshi im u martua me nenen e babait tim, Abbesene, dhe nuk kishin femije te tjere perveç babait tim, e pastaj ajo vdiq. Pas saj, ai [Ahmedi] u martua me Rajhanen, nje grua prej arabeve, dhe ajo i lindi atij xhaxhain tim, Abdullahin."

el-Khalel ka thene:Degjova el-Marudhin qe ka thene:"E degjova Ebu Abdullahin qe permendi gruan e tij, dhe iu lut Allahut qe ta meshiroje ate, dhe ka thene:"Ne qendruam bashke per njezet vjet dhe nuk kemi bere llafe per as edhe nje gje," dhe ne nuk dime nese Ahmed ka qene i martuar per here te trete."

Ja’kub Ibn Bukhtan ka thene:"Ebu Abdullahi kerkoi prej neve qe te blejme nje skllave per te, keshtu qe une me Feuranin dolem per te kerkuar, dhe Ebu Abdullahi na pasoi ne duke thene:"O Ebu Jusuf, ajo duhet te jete e shendetshme."

Zuhejri ka thene:"Kur Umm Abdullah vdiq, gjyshi im e bleu Husnan, dhe i lindi atij Umm Ali Zejneb dhe el-Hasan dhe el-Husejn, dy vellezer binjake qe vdiqen menjehere pasi u linden. Pastaj ajo lindi el-Hasanin dhe Muhammedin qe jetuan vetem 40 dite, e pas tyre ajo lindi Se’idin."

el-Khalel ka thene:Muhammed Ibn Ali Ibn Behr na transmetoi neve duke thene:Degjova Husnen, nenen e djalit te Ebu Abdullahit qe ka thene:"I thashe zoteriut tim [Ahmedit]:"Shite nje nga byrzylyqet e mia." Ai tha:"A pranon ti qe une ta bej kete?" Une thashe:"Po." Dhe u shit per 8

Page 25: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

25 MBUROJA.net

dinare e gjysem, e ai i perdori ato gjate shtatezanise sime. Kur lindi el-Hasani, zonja ime me dha dhurate nje dirhem, e ai tha:"Bleje nje koke viçi me te,” dhe ajo e bleu dhe ne u ushqyem me te. Ai tha:"O Husna, une nuk kam asgje tjeter perveç ketij dirhemi." Ajo tha:"Kur ai nuk kishte asgje, ishte i lumtur gjithe diten."

edh-Dhehebi ka thene:"Djali me i madh i Ahmed Ibn Hanbelit ishte Salihu, i cili u be gjykatesi i Isbahanit dhe vdiq atje ne vitin 265 hixhri ne moshen 61 vjeçare. Ai transmetoi prej Ebul Uelid et-Tejalisi dhe nga dijetaret e medhenj. Ai [Salihu] kishte dy djem: Zuhejr Ibn Salih, nje transmetues hadithi i besueshem, qe vdiq ne vitin 303 hixhri, dhe Ahmed Ibn Salihun, e per kete nuk e di se kur vdiq; dhe djali i tij Muhammed Ibn Ahmed Ibn Salih transmetoi prej tij, e Muhammedi vdiq ne vitin 330 hixhri. Djali i dyte ishte el-Hafidh Ebu Abdurr-Rrahman Abdullah Ibn Ahmed, qe transmetoi prej babait te tij, nje prej dijetareve me te medhenj. Ai vdiq ne vitin 290 hixhri ne moshen 77 vjeçare, dhe une kam shkruar nje biografi te veçante per te. Djali i trete ishte Se’id Ibn Ahmed. Ai u lind 50 dite para vdekjes se Ahmedit, dhe u rrit e perfitoi dituri e vdiq perpara vellait te tij, Abdullahit. Persa i perket Hasanit, Muhammedit dhe Zejnebes, ne nuk dime asgje per ta, dhe pasardhesit e Ebu Abdullahit nuk vazhduan me, me sa dime ne."

Abdullahi ka thene:Degjova babane tim qe ka thene:"Kam mbushur 77 vjet dhe kam hyre ne vitin e 78," e ai pati ethe ate nate dhe vdiq ne diten e dhjete."

Salih ka thene:"Ne fillim te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri, babai im pati ethe ne naten e se merkures. Ai qendroi ne shtepi me ethe dhe frymemarrja e tij ishte e veshtire dhe e rende. Une e dija qe ai ishte i dobet, andaj perkujdesesha per te kur ai u semure. Dhe i thashe atij:"O babai im, çfare hengre per iftar naten e kaluar?" Ai tha:"Groshe." Ai donte qe te levizte dhe tha:"Me mbaj prej krahesh," dhe une e mora prej krahesh dhe shkuam tek banjo, por ai ishte shume i keputur dhe iu desh qe te mbahet per mua. Me shume se nje doktor erdhen qe ta vizitojne ate dhe te gjithe ata ishin muslimane. Nje doktor tha qe te ziejne nje kungull dhe te pije lengun e tij, e kjo ishte te enjten kurse ai vdiq ne diten e xhuma. Ai tha:"O Salih!" Une thashe:"Ne sherbimin tend, si urdhero." Ai tha:"Mos e ziej ate ne shtepine tende e as ne shtepine e vellait tend." Pastaj el-Fet’h Ibn Sehl erdhi tek dera per vizite por une nuk e lash qe te hyje. Gjithashtu Ali Ibn el-Xha’d erdhi, por une nuk e lejova as ate, dhe shume njerez tjere erdhen. Ai tha:"Çfare mendon?" Une thashe:"Qe ti t’i lejosh qe te hyjne, e te bejne du’a [lutje] per ty." Ai tha:"Do te kerkoj udhezim prej Allahut me Istikhare." Keshtu qe ata hyne tek ai grupe-grupe, derisa shtepia u mbush plot. Ata e pyesnin ate dhe benin du’a per te, dhe pastaj largoheshin, e pas tyre nje grup tjeter hynte brenda. Numri i njerezve u shtua aq shume, saqe edhe rruga ishte e mbushur, dhe ne u desh ta mbyllim hyrjen e rrugices. Nje fqinj i yni erdhi dhe e kishte lyer mjekrren, dhe babai im tha:"Po shoh nje person qe ka ringjallur diçka prej Sunnetit, e kjo me jep kenaqesi."

Salih ka thene:"... ai vuajti me shume prerje e dhimbje, por mendja e tij ishte e qarte. Ne diten e xhuma, diten e 12 te Rebi’ul Euuel, dy ore pas sabahut, ai vdiq."

Page 26: Imam Ahmed Ibn Hanbel - Mburoja...2 MBUROJA.net Muhammed Ibn Abdullah Mutajjen, Ibrahim Ibn Hani en-Nesaburi dhe Muhana Ibn Jahja sh-Shami. Me poshte eshte nje liste se çfare kane

26 MBUROJA.net

el-Khalel Ismeh Ibn Isami me transmetoi:Hanbeli na transmetoi neve duke thene:"Nje nga djemte e el-Fadl Ibn err-Rrabi’ i kishte dhene tre fije floku Ebu Abdullahit derisa ai ishte ne burg dhe ka thene:"Keto jane prej flokeve te Profetit, salallahu alejhi ue selam." Ebu Abdullahi la amanet qe kur te vdese t’i vejne nga nje fije floku ne dy syte e tij dhe nje ne gjuhen e tij. Keshtu edhe u be kur ai vdiq." el-Marudhi ka thene:"Namazi i xhenazes per te u fal pasi njerezit kishin falur namazin e xhumu’ase."

Abdullahi ka thene:"Namazi i xhenazes per babain tim u udhehoq nga Muhammed Abdullah Ibn Tahir. Ai na e kaloi neve ne udheheqjen e xhenazes, por ne e kishim falur xhenazen e tij me me shume se 100 njerez nga Benu Hashimet ne shtepi."

Abdur-Rrahman Ibn Ebi Hatim ka thene:"Degjova Ebu Zur’ane qe ka thene:"Degjova se el-Muteuekkil urdheroi qe te matet vendi ne te cilin njerezit falen xhenazen e Ahmedit, dhe u doli se numri i atyre qe u falen aty ishte nje milion e gjysem."

Ebu Hammam es-Sekuni ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Sherikut, dhe ne ate te Ebu Bekr Ibn Ajjash, dhe pashe sa shume njerez ishin te pranishem. Por, asnjehere nuk kam pare nje grumbullim me te madh se ky - xhenazja e Ebu Abdullahit Ahmed Ibn Hanbelit.

es-Sulami ka thene:"Une isha i pranishem ne xhenazen e Ebul Fet’h el-Kauuas bashke me Darakutnin. E kur ai pa numrin e madh te njerezve qe ishin grumbulluar tha: Degjova Ebu Salih Ibn Zijad qe ka thene: Degjova Ebu Abdullah Ibn Ahmedin qe ka thene: Thuajini pasuesve te bidateve:"Mes nesh dhe jush eshte dita e xhenazeve." [1, 2]

1] Ibn Kethiri tha ne "el-Bidaje eun-Nihaje" [10/342]:"Allahu e aprovoi thenien e Ahmedit, meqe ai ishte Imami i Ehlis-Sunnetit ne kohen e tij. Dhe ne lidhje me ata qe ishin kundershtare te tij si Ahmed Ibn Ebi Duuedi, qe ishte kadiu i kadive ne bote, askush nuk e shenoi as nuk i dha rendesi vdekjes se tij. Kur ai vdiq, nuk e shoqeruan xhenazen e tij veçse nj grup i vogel njerezish prej ndihmesve te udheheqesit. E njejta gje ndodhi me el-Harith Ibn Esad el-Muhasebi, edhepse ai ishte shume i devotshem dhe i larguar nga dun’jaja - vetem tre-kater veta e falen xhenazen e tij. E njejta gje ndodhi edhe me Bishr Ibn Gijath el-Maresin, vetem pak veta e falen xhenazen e tij. Allahu eshte ai qe i drejton çeshtjet e kaluara dhe te ardhmet."

[2] Marre nga Sijar A’lemin Nubela, vellimi 11, faqe 177-358.

Imam Ebu Abdullah Ahmed Ibn Hanbel vdiq ne diten e xhumase, diten e 12 te Rebi’ul Euuel te vitit 241 hixhri